Kosova po ndëshkohet pa të drejtë, tash edhe dialogu me Serbinë bëhet kusht për liberalizimin e vizave

Kosova po ndëshkohet pa të drejtë, tash edhe dialogu me Serbinë bëhet kusht për liberalizimin e vizave
Kosova po ndëshkohet pa të drejtë, tash edhe dialogu me Serbinë bëhet kusht për liberalizimin e vizave

Muhamet Kelmendi

  • 31 August 2020 - 07:34

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Edhe sikur vendi i ynë të ishte në piedestal të kushteve nuk do ketë liberalizim. Liberalizimi i vizave varet kryesisht nga dialogu Kosovë-Serbi. Në këtë anë, nëse del se dialogu po ka pengesa, paraqiten kushte të reja ose ndonjë shtet e kundërshton atë, duke deklaruar se kushtet duhet të zgjerohen apo se nuk janë plotësuar krejtësisht. Liberalizimi i vizave po përdoret thjeshtë si mjet i presionit ndaj Kosovës. Kjo është një padrejtësi e madhe. BE-ja po e vazhdon rrugën e trasuar nga më herët, si në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Ambasadorëve, në Konferencën e paqes në Versajë dhe në shumë konferenca nga u shpërbë ish Jugosllavia”.

-Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk varet krejtësisht nga plotësimi i kushteve të paraqitura. Natyrisht se këto kushte e kanë një rol të madh. Dhe, të gjithë e dinë se Kosova ka probleme. Ka probleme në fushën e sundimit të ligjit, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit etj. Ka probleme në ekonomi, në barazi shoqërore e sociale. E megjithatë këto nuk janë më keq se në shumë vende ku ka liberalizim. Por, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk varet vetëm nga këto kushte. Askund dhe asnjë shtet nuk ka ndryshuar në vendime. Dhe, nuk ka si tjetër. Janë këto shtete që e kanë ndarë e copëtuar Shqipërinë dhe këto shtete nuk do të dalin krejtësisht kundër vendimeve të paraardhësve të vetë. Megjithatë, BE ka edhe forca progresive dhe shtete që e duan liberalizimin e vizave. Por, me që BE fletë në një gjuhë, e, ku mjafton vetëm një shtet të vendos veto, liberalizimi nuk realizohen. Këtej tërë çështja varet nga raportet Kosovë-Serbi. Nga aty dalin qëndrimet dhe vendoset. Kosova duhet ta dijë këtë. Nuk ka pse ngutet në raport me asnjë mekanizëm e aq më parë me shtetin kriminal serb. Këtu duhet të jetë e qartë. Jo me liberalizimin, por për çfarëdo vendimi, nuk duhet lejuar shkatërrimin e shtetit. Pa shtet nuk ka ku shkon vendi. Në shtet dhe me shtet e fiton Kosova çdo të drejtë. E fiton edhe liberalizimin dhe anëtarësimin në çdo subjekt ndërkombëtar. Baza e çdo gjëje është vetëm shteti i lirë dhe sovran”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".