E turpshme, mafiozit Pacolli bust për ditëlindje

E turpshme, mafiozit Pacolli bust për ditëlindje

Gani Qarri

  • 03 September 2020 - 07:32

Shkruan: Gani Qarri

“E gjithë kjo marrëzi kinse në emër të kontributit për popullin dhe shtetin e Kosovës, pavarësisht se e vërteta e Pacollit qëndron krejt ndryshe dhe dihet mirëfilli sa është e dyshimtë dhe kontroverse veprimtaria e tij, dhe lidhjet e veçanta që gjatë gjithë jetës ai mbajti me ish regjimin okupator serb të Millosheviqit dhe angazhimin për ndikimin e Rusisë në rajonin e Ballkanit, përmes lidhjeve kriminale të grupeve të interesit dhe bizneseve mafioze deri në Moskë. Për aq më tepër, Behxhet Pacolli zgjodhi pikërisht shënimin e 69 vjetorit të lindjes së tij për ti ngritur vetes përmendore në qytetin e Sarandës, pa u penguar nga autoritetet shqiptare, njeriu i cili siç dihet, botërisht deklaronte se fati i regjionit, pra i Kosovës dhe ai i shqiptarëve si tërësi, është në duart e Beogradit, dhe se Kosova nuk mundet pa Serbinë. Ndaj qytetarët e vetëdijshëm si dhe politika shqiptare në përgjithësi në Shqipëri dhe Kosovë, duhet të distancohen urgjentisht nga një veprim i tillë dubioz e kontrovers i Pacollit që imazhin pozitiv në politikë po provon ta blejë me parat e pista të krimit të organizuar, të lidhjeve mafioze serbo ruse”.

Mafiozit bust për ditëlindje?! Turpet e shqiptarëve vërtetë nuk kanë fund, madje për ditë e më tepër, ato po bëhen gjithnjë e më qesharake, mu si lojë kalamajshë, sa të turpërohesh edhe nga bota. Ti ngritët bust një rusofili, bashkëpunëtori të Serbisë e himnizuesi të Millosheviqit si dhe dhëndrit të Rusisë së Vlladimir Putinit, dhe atë si dhuratë për ditëlindje, kjo vërtetë, posa të mësojnë edhe mediet ndërkombëtare, do të hyjë në libër të ginisit si çmenduria më re e rrjeteve mafioze shqiptare. Përderisa ende nuk u është ngritur bust as statujë personaliteteve kryesore dhe më të shquara shqiptare të Kosovës si Dr.Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Ahmet Krasniqi i vrarë dhe mbetur e pa sqaruar asnjëherë vrasja e tij në mes të Tiranës, Fehmi Agani etj, pas pllakës përkujtimore të ushtarëve të gjeneralit kriminel të armatës së tretë serbe, Bozhidar Jankoviq i cili gati kishte shfarosur banorët e Lumës dhe fshatrave përreth dhe pllakës së "ushtarëve" të sulltan Erdoganit, ti ngritët bust për së gjalli dhe atë si dhuratë për ditëlindje,një rusofili si Behgjet Pacollit kjo vërtetë është një tragjikomedi e llojit të vet,me të cilën do të na përqesh e gjithë bota dhe nga e cila duhet të turpërohen dhe ndjehen të fyer të gjithë shqiptarët. Edvin Kristaq Rama me siguri e ka në plan ti ngritë një Mauzeloum madhështor si ai i Vlladimir Iliç Uljanov-Leninit në Rusi edhe Janullatosit grek midis Tirane, ndaj ka filluar ta përgatisë terrenin, duke ngritur fillimisht buste minore, me porosi personale, të parexhinjëve shqipfolës, nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, kushtuar njerëzve mafioz e parelinjë që janë në gjendje të paguajnë mirë, si dhurata për ditëlindje.

Përndryshe në të gjitha vendet normale, kudo në botë, buste u ngritën personaliteteve të merituara me motive dhe arsye të bazuara për kontribute të mëdha e të veçanta për atdheun, kombin dhe shoqërinë dhe jo ti ngritët bust pa asnjë shkas as arsye dhe atë,si dhuratë një matrapazi rusofil si Behgjet Pacolli për ditëlindje,i cili ndër breza, babë e gjysh dhe ky vet personalisht, u kanë shërbyer me besnikëri okupatorëve serb të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën Jugosllavi. Madje përderisa në Shqipëri,mjerisht nuk u është ngritur asnjë pllakë e thjeshtë përkujtimore refugjatëve shqiptarë të golgotës së vitit 1999, të dëbuar me zjarr e hekur nga hordhitë okupatore serbe ,Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit apo Ahmet Krasniqit të vrarë nga "vëllezërit" midis Tirane, pas pllakës përkujtimore të ushtarëve pushtues serb të armatës së tretë serbe të udhëhequr nga gjenerali kriminel Bozhidar Jankoviqi, dhe pllakës përkujtimore të turqve të sulltan Erdoganit, me 30 gusht të këtij viti, u lajmërua me pompozitet se edhe rusofilit dhe dhëndrit të Putinit, iu ngritë një bust,si dhuratë për "ditëlindje" në qytetin e Sarandës. Emrit më të dyshimtë dhe ndër më të urryerit në Kosovë i cili ndër breza, babë e gjysh njëjtë si dhe vet ky personalisht,mbetën gjithmonë të lidhur me Serbi e Rusi dhe i shërbyen tradicionalisht me besnikëri pushtetit të okupatorëve serb, pasi u shpërblye më parë nga ish Presidenti Nishani, më 30 gusht ai mori për dhuratë edhe një bustë në Sarandë nga Edi Rama. Kjo është sarkazma më skandaloze e fund dekadës së dytë të shekullit XXI,dhe vepra më e turpshme për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët kudo, mashtruese dhe e dëmshme për autoritetet në Kosovë e Shqipëri që të paguar me para nga magnatët mafioz, lejojnë pro rusin dhe pro serbin Behxhet Pacollin të manipulojë me pushtetin lokal, duke i ngritur vetvetes më 30 gusht "përmendore" për së gjalli.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".