Jo nxitim dhe improvizim, Qeveria të harton program të qartë për zhvillim ekonomik dhe punësim!

Jo nxitim dhe improvizim, Qeveria të harton program të qartë për zhvillim ekonomik dhe punësim!
Jo nxitim dhe improvizim, Qeveria të harton program të qartë për zhvillim ekonomik dhe punësim!

Faik Krasniqi

  • 29 April 2021 - 13:06

Shkruan: ANALISTI: Faik Krasniqi

Duhet të reagohet më shpejtë. Por tek e fundit, kryesorja ta kemi një program të kapshëm. Ajo çfarë qytetarit më së shumti i intereson është ekonomia. Ta shohim se çfarë do të ndodh. Do e mbaj apo jo Kryeministri Kurti premtimin për hapjen e Bankës Zhvillimore!

Asnjë qeveri e deritanishme në Kosovë nuk ka pasur program. Në letër të gjitha partitë politike kanë pasur dhe kanë programe, por jo programe realiste të zbatueshme në praktikë. Madje mundë të thuhet se ato kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë vetëm do farë programesh fantastiko-shkencore.

Programe që nuk përputhen me realitetin. Fontanë dëshirash, thjeshtë për ta gënjyer popullin. Kryeministri Kurti ka thënë që programin do ta shpalos pasi të vij nga Bruksel. Nuk e kuptoj këtë vonesë sepse ekonomia jonë është në gjendje klinike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".