Zhgënjimi qytetar në parti politike po vazhdon të rritet, të reflektojnë e të ndryshojnë ose vjen ndëshkimi i radhës edhe më i rëndë në zgjedhjet tjera!

Zhgënjimi qytetar në parti politike po vazhdon të rritet, të reflektojnë e të ndryshojnë ose vjen ndëshkimi i radhës edhe më i rëndë në zgjedhjet tjera!
Zhgënjimi qytetar në parti politike po vazhdon të rritet, të reflektojnë e të ndryshojnë ose vjen ndëshkimi i radhës edhe më i rëndë në zgjedhjet tjera!

Faik Krasniqi

  • 17 November 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Qytetaret janë të zhgënjyer me këtë klasë politike në përgjithësi, për shkak të mospunës dhe keq-qeverisjeve të tyre për 22 vite. Nga premtimet e tyre të shumta me gënjeshtra, pjesëmarrja e ulët në zgjedhje është dëshmia më e mirë e humbjes së besimit. Pavarësisht fitoreve që kanë arritur çdo parti nëpër komuna, pjesëmarrja e ultë e votuesve është një alarm që populli nuk ka me besim tek ata.

-Edhe LVV gradualisht po futet në një thes me partitë që na kanë udhëhequr për 22 vite rresht. Nga shkurti në tetor të humbësesh më shumë se gjysmën e elektoratit, duhet të jetë një alarm për këtë parti, sepse njerëzit me 14 shkurt votuan NDRYSHIMIN . Ndryshim nuk do të thotë vetëm të kesh buxhet më të madh se një vit më herët.

Kosova ka nevojë për ndryshim më të madh që gjërat të vihen në binar, dhe atë ndryshim të madh e kishte premtuar vetem LVV. Por ai ndryshim nuk po vërehet gjëkundi. Skemat sociale nuk janë ndryshim, kur fare mirë e dimë që shumica e përfituesve të këtyre skemave, ku bëjnë pjesë edhe veteranët e rrejshëm janë mashtrues ordinere.

Populli ka votuar për zhvillim ekonomik, për shëndetësi dhe arsim të shëndoshë, për shtetin e së drejtës. Banka Zhvillimore, Vettingu, investimet rrënjësore në shëndetësi, reformat në arsim duke filluar nga lehtësimi i çantave të nxënësve, janë gjëra që reflektojnë direkt tek qytetari dhe do ishte vlerësuar jashtëzakonisht puna e kësaj qeverie.

Por jo me skema sociale dhe me një drejtësi të kalbur.

Kjo është një arsye pse LVV në këto zgjedhje u ndëshkua nga elektorati. U ndëshkua me mospjesëmarrje dhe për gjerat që i ka kapur nga bishti dhe jo nga koka. Nëse nuk reflektojnë, edhe ne zgjedhjet e përgjithshme kurdo që ato të mbahen do të ndëshkohen in meritum!!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".