Atentatet janë pjesë e zymtë e historisë të një kombi

Atentatet janë pjesë e zymtë e historisë të një kombi
Atentatet janë pjesë e zymtë e historisë të një kombi

Skender Mulliqi

  • 13 January 2022 - 12:39

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Atentatet si nocion janë bërë modeli më i keq në këtë botë. Atentatet janë ritual që i përcakton dikujt vdekjen inekzistente . Ata janë përcaktuesit e kufomave të tyre! Ju përcaktojnë vdekjen sipas dëshirës së tyre !.Këta janë kategori njerëzish që nuk i ka dërguar Zot, por i ka falur djalli për të kryer vepra makabre . Ata që i mbajnë frenat e krimit janë pjesë e historisë së erret . Aty do të mbesin përgjithmonë .Atentatet e tilla nëse kanë ndonjë kuptim për ta , nuk kanë asnjë kuptim për të gjithë njerëzit normal. Ata janë zemër errët , të kufomave të tyre .

Ata janë njerëz të cilat gjithë jetën I mban frika nga viktimat e tyre . Atyre vrasjet ju shërbejnë si fakt së ekzistojnë , si fakt së janë vrastarë! Njerëzit atentatorë janë shembull më eklatant i njerëzve të retarduar psiqikisht. Ata janë njerëz të rrezikshëm të laboratorëve te ndryshme , të cilët mbijetesën e shohin duke i eliminuar të tjerët. Shumë njerëz tashmë i dinë historitë e atentatorëve .E dinë së janë  rrenacak , së janë huligan...!

Këta janë piroman të cilët mbajnë lartë flakadanin vrastarë. Këta janë turmë e njerëzve paranojak të humbur mendërisht në këtë botë . Ata janë fatkeqësia e të tjerëve . Nuk kanë mundësi gjatë të shpëtojnë prapanicat e tyre .Nuk kanë ku të fshihen nga turpi që nuk i lanë as deti. Atentatorët gjithmonë e kanë pasur përfundimin e tyre të mbuluar më vellon e zezë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".