A e dini në cilën botë po jetojmë ne...u rrënua edhe e ardhmja e rinisë të cilët masovikisht po largohen nga Kosova?

A e dini në cilën botë po jetojmë ne...u rrënua edhe e ardhmja e rinisë të cilët masovikisht po largohen nga Kosova?
A e dini në cilën botë po jetojmë ne...u rrënua edhe e ardhmja e rinisë të cilët masovikisht po largohen nga Kosova?

Skender Mulliqi

  • 02 February 2022 - 16:38

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

 Të flasim hapur si njerëz. A ishte shumë pa korrekte puna e njerëzve të politikës ndaj Kosovës, e cila mëzi e pa dritën e lirisë? A ishte e pa justifikueshme dhe e pa mençur gjithë kjo ndarje partiake, ndarje mbi baza ideologjike dhe krahinore , dhe të luftës për pushtet?Dhe, shtrohet pyetja logjike, a ka ky popull tru të vet më menduar për të ardhmen  dhe shtetin e Kosovës!Mjaftë gjatë shkuam më pritje dhe parashikime së do të bëhet mirë , e nuk po bëhet. Kosova sikur u bë vend i bastit sportiv!Gjithçka ndodhi , por jo edhe   shumë për të mirë. Na plaçkitën njerëzit e politikës dhe biznesit, pa asnjë fije turpi! Na varfëruar dhe na izoluan nga bota demokratike , e ne të gjithë mbetem duke bërë sehir!Na manipuluan, na mashtruan një grup profitëresh….E ku ishin obligimet tona ?Qe ti hapim sytë?:Ku mbeti njerëzillëku?Vendi pëlciti nga të mbrapshtat për të katër anët. Gjithë këto marrëzi  na goditën , duke na rrezikuar edhe jetën, e nuk bënë asgjë , që këto të ndalohën! Na goditën radhazi të këqijat si sëmundjet e rënda , e ne nuk bëmë preventivë . Operacioni mbi trupin e njeriut lënë pasoja ose e mbytë. U rrënua edhe e ardhmja e rinisë të cilët masovikisht po largohen nga Kosova.

Ne cilën botë po jetojmë ne?Pse gjithë këto të zeza na u benë më të rëndësishme së jeta jonë? Ne, e dimë së pushtetet nuk e patën kasavet punën e qytetarëve , por ku ishim ne se? Askund. Mos të kërkojmë fajtor, kur vet kemi shumë faj për gjendjen e pa perspektivës të krijuar pas luftës në Kosovë. Qytetarët  mbeten vetëm numra , e asgjë më shumë ! Nëse heshtim, do të na pret provim i rëndë, të cilin nuk do ta kalojmë. Do të na pyesin fëmijët tanë, çka keni  bërë ju për  ndryshimin?Për ata edhe po largohemi nga Kosova e bukur! Eksiton një thënie e bukur. ”Kur mbetesh në terr, mos e kërko atë që shtymi qirin, por kërkoje një qiri tjetër.”

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".