Parlamenti i Kosovës arenë gladiatorësh

Parlamenti i Kosovës arenë gladiatorësh
Parlamenti i Kosovës arenë gladiatorësh

Shefik Shkodra

  • 10 May 2022 - 16:21

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

Koha e bajraqeve ka kaluar. Tash jemi në shekullin XXI, me përpjekje pas pavarësisë, që Kosova t’i ngjajë popujve tjerë me traditë shtetërore. Mirëpo, sikur po shihet, opozita e Kuvendit të Kosovës janë në kundërshtim me të sotmen. Madje, me sjelljet e tyre, nuk i përngjajnë as kohës së bajraqeve të shek. XIX, po në asnjë mënyrë kohës bashkëkohore. Këtu nuk ka njerëz të mençur për atdheun!

Në kohën e bajraqeve, tuboheshin “mexhliset” (kuvendet) pas një vrase, një rrëmbimi të femrës, një ngacmimi dhe një çfarëdo rasti të keqësimit të familjeve, krerët e rrethit me bajraktarë, disa njerëz si më të mençur, ndërhynin me kanun në pajtimin e atyre familjeve. Për rastet që mund të pajtonin në kuvendet (mexhliset) e tyre, shpesh paguheshin ata të “mençurit” dhe, kush mund të paguante më shumë, në disa raste këta e ngarkonin viktimën, në vend të atij që e kishte bërë gabimin. Ose i lënin barazi edhe atëherë kur nuk kishte fakte të tilla. Po këta, të “mençurit” e bajraktarët,  paguheshin nga të dy palët tinëzisht. P. sh., diku dikush nga një lirë, dikush diku nga dy, etj. Do të thotë edhe atëherë kishte hile në vlerësimin e dëmit për gabimin e autorit. Kështu pajtimi bëhej edhe me dhunë. Shpeshherë, fiset e “mbarimit”, kur ia merrnin anën palës tjetër, me zë e kërcënonin palën e dëmtuar se, duhej të pajtohej çka thoshte mexhlisi – jo, jo, do të merreshin masa të tjera të ashpra ndaj atij që, do të kundërshtonte fjalët dhe ujdinë e bajraktarit dhe njeriut-njerëzve të “mençur” e “të drejtë”, të zgjedhur nga fiset e ndryshme. Ata ishin supremët për marrëveshje në pajtimin e gjaqeve dhe incidenteve të tjera ndër familjet shqiptare. Koha e bajraqeve ka kaluar. Tash jemi në shekullin XXI, me përpjekje pas pavarësisë, që Kosova t’i ngjajë popujve tjerë me traditë shtetërore. Mirëpo, sikur po shihet, opozita e Kuvendit të Kosovës janë në kundërshtim me të sotmen. Madje, me sjelljet e tyre, nuk i përngjajnë as kohës së bajraqeve të shek. XIX, po në asnjë mënyrë kohës bashkëkohore. Këtu nuk ka njerëz të mençur për atdheun! Ç’keni ju me rrapëllima e demolime në Kuvendin e Kosovës? Çfarë hakmarrje po bëni ndaj VV-së? Pse bëni krahasime me gazin që është hedhur në Kuvend? Cila arsye ishte hedhja e gazit në Kuvend? Sigurisht, që VV-ja dhe e gjithë opozita e atëhershme kishte marrë pjesë në reagime të tilla. Askush në kushte normale nuk e lavdëron atë sjellje dhe nuk e përkrah. Kjo atmosferë është krijuar nga pozita e atëhershme, që sot jeni në opozitë, pothuajse të njëjtit persona. Partitë në pushtet ia dhanë tokën Malit të Zi, nënshkruan për formimin e Komunave me shumicë serbe, do të thotë një pushtet etnik serb në Kosovë. VV bashkë pjesëtarë të partive tjera në opozitë kundërshtuan me të gjitha mjetet të mundshme dhe të pamundshme që, mos të ndodhin këto veprime të pozitës së atëhershme. Kundërshtuan edhe formimin e Gjykatës Speciale, duke ditur se kjo gjykatë ishte vetëm për pjesëtarët e UÇK, por ju, opozitë e sotme, dje pozitë në pushtet vendosët dhe u bë edhe kjo që nuk është dashur të dëshmohet nga pohimet dhe votimet tona. Tash po mrizojnë  në Hagë, ata që ishin iniciatorë të kësaj gjykate dhe ju opozitë e sotme nuk dini ku e keni kokën as bishtin. Ju përpiqeni të skandalizoni çdo gjë të kësaj qeverie për inati. Kjo sjellje dhe arsyeja e juaj është banale. Ju nuk jeni ata që u intereson Shteti i Kosovës as qytetarët e saj. Ju nuk ishit as atëherë për reagime të duhura. Askush prej jush nuk reagoi kundër për dhënien e tokës shqiptare të tjerëve. Askush prej jush nuk reagoi që të mos nënshkruhet marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe. Askush prej jush nuk reagoi për formimin e Gjukatës Speciale, etj. Ju e përkrahshi liderin e juaj. Ju ishit të interesit material personal e familjar, por jo edhe për çështje shtetërore, sociale e pavarësie. Ju e dini mirë, se, një Asociacion për Komunat me shumicë serbe, është shtet i pavarur në Kosovë. Ka zëra ende nga partitë e juaja, se Serbisë duhet t’i jepet diçka! Ju e keni bërë me vetëdije të plotë një gjë të tillë, si p. sh. ndarjen e Kosovës, kufij të tjerë, etj. ju nuk keni reaguar atëherë për këto gjëra dhe të tjera të ngjashme, dhe thuhej se, të huajt ne po na detyrojnë. Mos u kanë detyruar të huajt të mos bëni Akuzë kundër gjenocidit serb në Kosovë?! Çfarë interesi ju mbroni në atë kuvend sot? Në emër të kujt ju demoloni, shani dhe pengoni pozitën? Ju duket se është normale ta paralizoni punën e Kuvendit? Dhe të gjithë sa jeni, sidomos PDK, të reagoni sa “bythë pa larë/e”, në emër të popullit dhe në kundërshtim me realitetin, pa e ditur se çka thoni, që edhe fëmijët ju dëgjojnë dhe shohin shumë qesharakë. Krejt është çështje pushteti për ju, ëmbëlsirë plaçka... Jo! Ju jeni gënjeshtarë e me porosi, por assesi për Shtetin e Kosovës! Ju jeni të fundosur në llumin e çorodive të juaja  bashibozuke. Historikisht jeni të dënuar! Ju nuk keni njohuri për asgjë politike. Ju keni arritur (disa) në rolin e deputetit pa merita, veç për obstruksione. Çfarë turpi! Gjëja ishte Ministër i Drejtësisë tipi një kohë, po ky i nderuari se ka merituar as deputet e lëre më ministër i një resori shtetëror me shumë rëndësi. Ani, u shan robët pozitës. Shihe ti popull çfarë alameti kemi përpara! Kush e ka përfaqësuar këtë vend. Kush i dha vota (e ndoshta pa vota) e kanë futur shefat). Kosova për  rrugaçë nuk është e interesuar ta udhëheqin. Shikoni çfarë akuzash pa bazë lansojnë njëri pas tjetrit, meshkuj e femra, kundër një qeverie vendore dhe me kapacitet të duhur. Dhe me vetëdije e e pa korruptuar. Dhe me një angazhim për të vendosur shtetin e këtij vendi, në mënyrën shumë normale e racionale. Pse ju mendoni, që të mos hetoheni për aq kohë që keni bërë lloj-lloj aferash e edhe në energjetikë, ndërsa doni ta hetoni pozitën për rast në interval kohor njëvjeçar. Keni dëshirë të hipni në fron, a?! Këtu është çështja e juaj. Nuk keni nota kaluese për këtë që po mundoheni, duke rrapëlluar. Ani kush merret me këto maskarallëqe! Ju nuk do ta qeverisni Kosovën më me këto sjellje kontraproduktive! Do të ishte mirë që pas krejt këtyre zhurmave, t’i lëni mbrapa, të mos e thirrni të keqen, të debatoni në ato partitë e juaja për këto kohë të ndjeshme dhe të mendohet mirë për të ardhmen e Kosovës. Të shmangeni nga zhurmat dhe vandalizmat e pa arsyeshme. T’i bashkoheni zërit të pozitës. Ta ndihmoni për hir të këtij populli, që kaq shumë ju ka toleruar dhe ju ka duruar, për sa kohë që ishit në pushtet me lloj-lloj aferash të shkaktuara nga ju. Për inati të Serbisë. Për interesin e gjithë qytetarëve të Kosovës. Për emrat e heronjve dhe sakrificës shekullore të këtij populli. Le të bëhet kthesë. Duhet kohë për t’u rehabilituar dhe për t’u korrigjuar secili individ prej jush. Le të shohim!     

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".