Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është kapitull i mbyllur, abuzimi për poenë politike rrezikon perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është kapitull i mbyllur, abuzimi  për poenë politike  rrezikon perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është kapitull i mbyllur, abuzimi  për poenë politike  rrezikon perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Nexhat Haziri

  • 14 May 2022 - 17:12

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

As këmbimi i letrave në mes të presidentëve të Malit të zi dhe Kosovës, që i parapriu ratifikimit të marrëveshjes, të cilët pajtoheshin në parim që të rishikohet marrëveshja nuk ndryshon gjërat në teren, pasi korrigjimet në këtë aspekt mund të jenë vetëm sipërfaqësore dhe se ky këmbim letrash më shumë ishte bërë për ta shpëtuar fytyrën e qeverisë së PAN-it, në veçanti ish-kryeministrit Haradinaj, se sa që përmbante diçka reale në këtë drejtim.

 -Çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, është çështje e mbyllur tashmë, jo nga që ka deklaruar së fundi edhe kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe çfarëdo deklarata me parë apo tani për rikthimin e kësaj çështje në tavolinën e bisedimeve me Malin e Zi thjesht janë lojëra politike për ta mashtruar opinionin.

Kjo çështje po ashtu është e mbyllur edhe për NATO-n, pasi shteti malazez është anëtar i aleancës dhe çfarëdo tentimi për ta kundërshtuar këtë marrëveshje nga pala kosovare nuk i kontribuon marrëdhënieve me NATO-n dhe nuk e ndihmon procesin e anëtarësimit të  vendit tonë NATO. As këmbimi i letrave në mes të presidentëve të Malit të zi dhe Kosovës, që i parapriu ratifikimit të marrëveshjes, të cilët pajtoheshin në parim që të rishikohet marrëveshja nuk ndryshon gjërat në teren, pasi korrigjimet në këtë aspekt mund të jenë vetëm sipërfaqësore dhe se ky këmbim letrash më shumë ishte bërë për ta shpëtuar fytyrën e qeverisë së PAN-it, në veçanti ish-kryeministrit Haradinaj, se sa që përmbante diçka reale në këtë drejtim.

Me  çështjen e demarkacionit me Malin e Zi janë bërë vazhdimisht lojëra, dhe janë ngritur kauza të shpifura të cilat Kosovës i kanë kushtuar shumë dhe si pasoje qytetarët e Kosovës i kanë lënë pa liberalizim të vizave. Sot , partia qe dikur kundërshtonte fuqishëm në opozitë demarkacionin me Malin e Zi, shpallte edhe tradhtar qeverinë Mustafa që kishte nënshkruar këtë marrëveshje, LVV-ja, sot e njëjta parti më as që e përmend si çështje të diskutueshme .

Ndërsa e vetmja që bënë zhurmë në këtë aspekt, e që kërkon të ngrisë kauzë politike është AAK-ja e cila kur ishte në pushtet dhe kur z. Haradinaj ishte kryeministër I koalicionit qeverisës AAK-PDK-NISMA, e kishte votuar, dhe përkundër kësaj vazhdimisht në mënyrë artificial mundohet që herë pas here ta bëj si çështje ditore për poenë politik në tentim që të dal nga periferia e skenës politike aty ku e ka vendosur votuesi nga zgjedhjet e kaluara.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".