Kosovës i duhen njerëz autonom , të guximshëm më qëndrime dhe veprime për të ardhmen e shtetit

Kosovës i duhen njerëz autonom , të guximshëm më qëndrime dhe veprime për të ardhmen e shtetit
Kosovës i duhen njerëz autonom , të guximshëm më qëndrime dhe veprime për të ardhmen e shtetit

Skender Mulliqi

  • 11 September 2022 - 08:52

Shkruan: ANALISTI–Skënder Mulliqi

 

Mjaftë i patëm në pushtet njerëzit të cilët u bënë shërbëtor, të Vuçiqit në bisedimet më Serbinë. I patëm shërbëtorët mbi të cilët zotëria Vuçiqi i “kënaqi” egot e sëmura të tij. Tash më pushtetin e ri, nuk e ka më atë kënaqësi shpirtërore .Nuk do të këtë më ndikim Vuçiqi në jetën politike të Kosovës. Nëse dëshirojmë më shpejtë BE-në, duhet të distancohemi më punë , nga politikat jo të mira që i patëm. Ato na kushtuan më varfëri, largime masive , më izolim të Kosovës nga bota demokratitke

 

 

Ngutia për integrim në BE,fuqizimi i shtetit të së drejtës,zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi i të drejtave qytetare, liria e medieve ,NATO agjenda, lufta kundër kriminalitetit, janë detyrat parësore që i ka  përpara për ti realizuar Kosova. Këto dhe shumë çka tjetër duhet ti këtë parasysh Qeveria e Albin Kurtit. Pushtetet e kaluara bën pak që Kosova për shumë vite në tranzicionit të ecë përpara. Kosovës i duhen njerëz autonom , më qëndrime dhe vizione te qarta politike për të ardhmen e Kosovës. Inkuadrimi i Kosovës në strukturën e BE-së, do të bënte që ajo të  dilte nga krizat  në të cilën është katandisur. Mjaftë i patëm në pushtet njerëzit të cilët u bënë shërbëtor, të Vuçiqit në bisedimet më Serbinë. I patëm shërbëtorët mbi të cilët zotëria Vuçiqi i “kënaqi” egot e sëmura të tij. Tash më pushtetin e ri, nuk e ka më atë kënaqësi shpirtërore .Nuk do të këtë më ndikim Vuçiqi në jetën politike të Kosovës. Nëse dëshirojmë më shpejtë BE-në, duhet të distancohemi më punë , nga politikat jo të mira që i patëm. Ato na kushtuan më varfëri, largime masive , më izolim të Kosovës nga bota demokratitke. Të shkëputet ky mendim politik provincial, duke krijuar më në fund diçka të mirë për Kosovën dhe për qytetarët. Të ndërpritet   më në fund cirkusiada serbomadhe dhe rusomadhe në rajon, e cila me të madhe po na proklamohet. Kjo ka filluar të ndodhë, dhe do të përfundojnë iluzionet ruso-serbe për pushtime të reja në Ballkanin Perëndimor. Prandaj,Kosova  duhet  të inkuadrohet sa më parë  në BE.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".