Mjaft me mashtrime, ka ardhur koha që të plotësohen kërkesat e shumicës!

Mjaft me mashtrime, ka ardhur koha që të plotësohen kërkesat e shumicës!
Mjaft me mashtrime, ka ardhur koha që të plotësohen kërkesat e shumicës!

Skender Mulliqi

  • 19 October 2022 - 11:31

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

 -Më datën 17 të këtij muaji ishte Dita Ndërkombëtare e të Varfërve. Secili prej nesh mundet më qenë i rrezikuar nga varfëria. Të rrezikuar mundemi me qenë si njerëz , në pikëpamje fetare dhe në pikëpamje nacionale. Mundemi më qenë të privuar edhe nga të drejtat tona elementare njerëzore. Njeriu rrezikohet të varfërohet edhe nga aspekti politik,varësisht së më çfarë regjimesh ka të bëjë. Dihet së gjatë historisë njeriu ka përjetuar gjithfarë regjimesh antidemokratike, totalitare , imperialiste etj. Ka shumë njerëz në botë , që jetojnë më keq së shtazët. Ka diçka jo shumë të justifikueshme kur bëhet fjalë për varfërinë. Nëse je i varfër nuk je gjendur në këtë jetë mirë,nuk ke punuar apo e ke pranuar lëmoshën. Kur njeriu bie në këtë gjendje, nuk bëhet fjalë më për diskriminimin, së varfanjaku nuk ka çka humb. Ka rënë në deregjën më të ligë njerëzore, nuk i ka shfrytëzuar të drejtat e tij elementare jetësore.

Është pajtuar më qenë i varfër , sikur nuk dëshiruar të bëhet i pasur. Ku është njeriu ynë në Ditën Ndërkombëtare të Varfërisë?Kosova është vend i pasur më begati natyrore e nëntokësore. Kosova është e vogël gjeografikisht më një popullatë të vogël, për të pasur kaq shumë të varfër!Pse ndodhi kështu? Nëse shumica shqiptare kanë qenë dikur të varfër kanë qenë pse ishin të okupuar në ish-Jugosllavi. Kjo tash nuk justifikohet në kushtet kur serbet nuk i kemi më mbi kokë. Të varfër janë bërë shumica sot në Kosovë. U varfëruan së kështu deshën pushtetet për 20 vite radhazi. Dhe, kjo kategori shumicë , sikur u mësuan më jetuar të nënshtruar dhe më i pranuar pakicën e të pasurve. E pranuan nënshtrimin nga pushtetet gjysmë demokratike .E pranuan edhe diskriminimin shoqëror dhe politikë .

E pranuan agresivitetin e regjimeve , sikur ti kishin duart e lidhura më litar. Shumë njerëz në Kosovën e pavarur vdiqën siç thuhet pa egjel, nga skami dhe mjerimi social! Në Kosovë gjithnjë e më shumë po shuhet klasa e mesme!Pak kush u bë më dert nga pushtetet, për këtë kategori me shumicë latente ! Humbi ngadalë edhe lufta për identitet. Lufta klasore u bë e pamëshirshme. Kjo ndasi në ata që nuk kanë dhe në ata që kanë, i ka themelet në sisteme. Lufta shoqërore për barazi dështojë së. kështu deshën pakica në pushtet. Çdo kërkesë për barazi, iu kthye prapanica nga pushtetarët tanë.  Kjo nuk pati vlerë, dhe as nuk iu ofrua asgjë as kur u kërkua solidaritet? Shteti i Kosovës sot është rrezikuar më shumë nga brenda së nga jashtë. Kjo nuk do të kishte ndodhur po mos pushtetet tua kishin kthyer shpinën, duke mos e shikuar këtë kategori të cilën vetë e kanë varfëruar, as me sy.

Mjaftë gjatë kishin manipulime më masën. Këto mbrapshtia duhet të marrin fund, pikërisht nga kjo ditë ndërkombëtare për të varfër. Ka ardhur koha që të plotësohen kërkesat e shumicës. Ka ardhur koha e barazisë jetësore. Më shumicën e varfër , nuk gjendet “rruga evropiane”.T’ju përkujtojmë lexues të nderuar, së shteti nuk ekziston që njerëzit e politikës të shëtisin botën, më aeroplanët më modern dhe të pushojnë në hotelet më luksoze. Shteti ekziston që të gjithë qytetarëve tu ndihmohet në këto kohë të vështira. Shteti i ri i Kosovës u formua pikërisht nga njerëzit e varfër, të cilët në luftë e dhanë jetën. Dhanë gjithçka që patën. Dhe, ky mund dhe kjo sakrificë e madhe, duhet medoemos tu kthehet! Ky turp nuk bën të vazhdon!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".