Pajtimi i konfirmuar, për planin evropian , është arritje e madhe për popujt ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve!

Pajtimi i konfirmuar, për planin evropian , është arritje e madhe për popujt ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve!
Pajtimi i konfirmuar, për planin evropian , është arritje e madhe për popujt ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve!

Agim Bajrami

  • 02 March 2023 - 07:31

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Konfirmimi i pranimit të planit evropian, për arritjen e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet , Kosovës dhe Serbisë , duhet parë si e arritur e madhe nga kontributi dhe insistimi këmbëngulës i BE-së dhe SHBA-ve ,por duhet që bashkësia ndërkombëtare të jetë e vetëdijshme që ka të bëjë me mendësinë ballkanike, dhe të insistohej me rreptësi në 'planin implementues' ngase, politikë bërësit ballkanas njihen që ndryshe flasin, ndryshe nënshkruajnë dhe ndryshe bëjnë. Dhe të cilët nuk janë konsistentë në atë që zotohen e nënshkruajnë , edhe të implementohen marrëveshjet juridike ndërkombëtare të nënshkruara.

Pajtimi i konfirmuar , ndërmjet palëve të përfaqësuara nga Kosova, kryeministrit ,Albin Kurti dhe të Serbisë, nga presidenti, Aleksandër Vuqiç për planin evropian, më parë i quajtur propozimi franko-gjerman' ka rëndësinë e vetë politike, diplomatike, juridike e ndërkombëtare.

Vetë plani evropian në veti konsiston në dokumentin juridik, i nivelit të Bashkimit Evropian, i cili do të merr karakterin e aktit të plot ligjor me nënshkrimin e tij nga palët dhe i cili do të gjen zbatimin e drejtë për drejt, nga palët nënshkruese të cilët i marrin, obligimet e implementimit të tij. Dokumenti i planit evropian' , dhe i konfirmuar nga palët ,subjekte juridike të këtij akti juridik , i shndërruar në aktin juridik evropian ndërkombëtar ,me mbështetje dhe përkrahje

e të financuar dhe të mbikëqyrur, përgjatë procesit të implementimit të tij, nga BE-ja dhe SHBA-ja, kontribuon dhe shërben në: - Ruajtjen, forcimin e paqes dhe sigurisë së Kosovës, Serbisë e të rajonit dhe më gjërë;

- Ngritë mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të dy vendeve/shteteve; - Mundëson zhvillimin dhe forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit të vendeve/shteteve respektive; - Mundëson përshpejtimin e proceseve të integrimeve euro-atlantike; - Ndikon në forcimin e besimit të fqinjësisë së mirë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dhe shteteve të tyre respektive; - Hapë perspektivën e re të mirëqenies së dy popujve dhe shteteve respektive; - Ruan dhe njeh subjektivitetin juridik ndërkombëtar të shteteve respektive; - Kontribuon në largimin e armiqësive ndërmjet palëve.

Prandaj ,konfirmimi i pranimit të planit evropian ,për arritjen e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet, Kosovës dhe Serbisë , duhet parë si e arritur e madhe nga kontributi dhe insistimi këmbëngulës i BE-së dhe SHBA-ve ,por duhet që bashkësia ndërkombëtare të jetë e vetëdijshme që ka të bëjë me mendësinë ballkanike dhe të insistohej me rreptësi në planin implementues, ngase, politikë bërësit ballkanas njihen, që ndryshe flasin,ndryshe nënshkruajnë dhe ndryshe bëjnë. Dhe të cilët ,nuk janë konsistentë në atë që zotohen e nënshkruajnë , edhe të implementohen marrëveshjet juridike ndërkombëtare të nënshkruara.

Madje , edhe në të dyja vendet ,ekziston opozita e pa përgjegjshme, edhe për çështjet e mira e të cilat i pasojnë në publik si të këqija ,në emër të asaj se po bëjnë opozitarizmin. Madje ,opozita e të dyja vendeve(Kosovë-Serbi) do të përpiqen të manipulojnë me publikun, me, terma e fraza, të ndjenjave kombëtare, si: qeveria ka tradhtuar kombin, ka shkelur interesat kombëtare, po shpërbënë shtetin etj?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".