Ja pse nuk duhej të pritej kryeministri shqiptar Edi Rama, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Ja pse nuk duhej të pritej kryeministri shqiptar Edi Rama, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti
Ja pse nuk duhej të pritej kryeministri shqiptar Edi Rama, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Agim Bajrami

  • 06 July 2023 - 18:36

Shkruan: ANALISTI: Agim Bajrami

Dua të theksoj, për lexuesit,se nuk u takoj atyre që janë adhurues apo të ndikuar nga partitë politike, apo të liderëve partiak, përkundër i urrej qasjet e primitivizmit politik  të mentalitetit ballkanas të sjelljeve  sipasj hordhive fisnore.

Dhe kur dihet  fakti se  brenda këtyre strukturave organizative partiake të hordhive fisnore e prijësve të tyre, nuk ka asgjë pozitive ,prandaj ,

edhe nuk jam pjesë dhe adhurues, e as përfitues i tyre,por tmerrësisht trishtohem ,nga kjo mendësi e tyre  ,mbasi edhe,  jam i dëmtuar nga ta, si të gjithë të tjerët , në forma të ndryshme,si nga sjelljet,mendësia,

kultura dhe veprimet e tyre.

 Prandaj nuk më lidh asgjë me ta.

Dhe pse, nuk do të duhej të takohej kryeministri i Kosovës,Albin Kurti, me kryeministrin e Shqipërisë Rama , ngase;

- Kryeministri i Shqipërisë ,si edhe politikëbërësit tjerë të Shqipërisë ,që nga pavarësia e saj dhe krijimi i shtetit shqiptar nga vetë kosovarët,ata kanë bërë politikë në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve të saj,

 - Prej nga Ahmet Zogu ku ishte i strehuar në Serbi, dhe u kthe në politikën shqiptare me ndihmën e Serbisë;

- Gjatë luftës së dytë të kohës së Enver Hoxhës,kur vriste shqiptarët e Kosovës në aleancë me partizanët serbo-jugosllav për të nënshtruar Kosovën,ngase Enver Hoxhës i garantohej pushteti në Shqipëri ,për të dorëzuar Kosovën pjesë të Serbisë,ku shqiptarët kosovarë, kishin luftuar për Shqipërinë me Kosovën.

- Kur Kosova gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, po kërkonte pavarësinë dhe ishin okupuar nga ushtria dhe policia serbe,shqiptarët ishin dëbuar nga qeverisja e Kosovës sipas legjislacionit të federatës Jugosllave,

politikëbërësit e Shqipërisë, vendosnin marrëdhënie të ngushta me Serbinë,dhe thyerjen e embargos të cilin ia kishin vendosur bashkësia ndërkombtare ndaj Serbisë,për shkakun e dhunës dhe terrorit të ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës,dhe burgosjes dhe vrasjen të qelulave të para guirele nga Kosova të vendosura në Shqipëri, si ;Zahir Pajaziti,Adem Jashari,dhe shumë të tjerë (koha e qeverisjes së Berishës);

- Kryeministri i athershëm Fatos Nano, bisedonte për Kosovën, me Millosheviqin, pa pëlqimin politikëbërësve  nga Prishtina/Kosova ,dhe kur Millosheviqi ishte i izoluar nga bashkësia ndërkombëtare;

- Kryeministri Rama sot ndjek politikat e paraardhësve të baballarëve të vetë në dëm të shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës dhe përpiqet të përfitoj tek bashkësia ndërkombëtare sikurse po bënë politikë civilizuese ndërsa në Shqipëri kudo ka dhunë,ankhi,krim,prostitucion,drogë,korrupsion,  ndërsa qeveria shqiptare ndaj botës sllavo ruso-serbe mundohet të veprojë  në pajtim me interesat e tyre, si vazal i besueshëm në dëm të shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve ,duke përkrahur projektin ruso-serb të "open balkan", dhe duke ndërmarrë iniciativa tinzare pa pëlqimin e politikëbërësve kosovar për ndarjen e Kosovës,dhe duke u shfaqur në opinion me hipokrizi , se po i ndihmon Kosovës dhe shqiptarëve, se politikëbërësit kosovar nuk po i kuptojnë zhvillimet ,dhe kinse ai ka informacione të rëndësishme.Nga burimet e sigurta nga ndërkombëtare,

Ramës asnjë informacion sensitive nuk i japin,ngase nuk është serioz dhe nuk ka organizim të strukturave shtetërore profesionale dhe të besuara.

Shqipëria,dhe territori i saj, kontrollohet nga NATO , por asgjë nuk i besohet politikëbërësve shqiptar dhe qeverisë aktuale

ngase në mendësinë e tyre është anarhia.

- Politikëbërësve shqiptar mund të u besoj ne një masë vetëm Vuqiç ,dhe ai duke shpresuar,në taktikën e lojës së tij politike e diplomatike në raport me  ndërkombëtarët, duke u munduar ti bind se ne kemi kulturë bisede dhe raporte të mira me fqinjët, dhe nuk kemi asgjë me shqiptarët, por me politikën e Kosovës dhe shqiptarët atje...

Dhe për këtë lojë serbe, janë përdorur dhe përdoren lidershipi politik i Shqipërisë gjithnjë ,për të mbajtur të okupuar dhe të nënshtruar Kosovën dhe shqiptarët , ndërsa tani për të kundërshtuar shtetësinë e Kosovës, me qëllimin për ndarje apo ripushtim të Kosovës, nën pretekstin e shkeljes së të drejtave të minoritetit serb kosovarë,përmes vazalit të besuar,kryeministrit shqiptarë Edi Rama.

- Tani turni i vazalit të Serbisë, Rama nëpër rajonin e ballkanit,për të lobuar kundër Kosovës ,po refuzohet me të drejtë të mos pritet nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti,e që edhe votuesit shqiptarë, do të duhej të dinë, që përmes kryeministrit të tyre të votuar, po e dëmtojnë Kosovën dhe shqiptarë dhe shtetit të tyre.

Vlen të  theksohet, se asnjëherë, dhe në asnjë etapë të zhvillimit historik,shqiptarët e Kosovës nuk e kanë dëmtuar Shqipërinë, përkundër janë flijuar dhe janë themeltar të shtetit shqiptar dhe demokracisë që tani ata e gëzojnë?!...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"