Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë pa asnjë ndryshim, kusht vendimtar për normalizim me perspektivë evropiane për integrim

Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë pa asnjë ndryshim, kusht vendimtar për normalizim me perspektivë evropiane për integrim
Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë pa asnjë ndryshim, kusht vendimtar për normalizim me perspektivë evropiane për integrim

Hajrullah Ternava

  • 14 December 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani pas zgjedhjeve në Serbi, faktori ndërkombëtar duhet të bëjë presion ndaj Serbisë që të vjen deri te pajtimi dhe jetësimi i marrëveshjes së Ohrit, me një jetësim të asaj marrëveshje të Ohrit, edhe pesë (5) shtete të BE-së shpejt do ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe Kosova shpejt do të anëtarësohej në NATO, INTERPOL, BE, OKB dhe institucione tjera ndërkombëtare, dhe do të përfiton investime të tëra ndërkombëtare që do të vijnë në Kosovë.

Qeveria që do të krijohet pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, pavarësisht se kush i fiton votat, ajo do të detyrohet ti vazhdoj bisedimet rreth pajtimit me Kosovën sipas marrëveshjes së Ohri, sepse këto janë rregulla ndërkombëtare që duhet t’iu përmbahen shtetet edhe pas ndryshimeve të brendshme politike, sikur janë rastet me vazhdim procesi dhe janë qeveritë në ardhje në pushtet. Unë besoj dhe mendoj se qeveria e re serbe që do të del nga zgjedhjet e reja të 17 dhjetorit, pa asnjë mundësi kushtëzimi do të jetë e detyruar për vazhdimin e dialogut me Kosovën, dhe zbatimin e marrëveshjeve, dhe aq më tepër, atë zbatim ta garanton me nënshkrimin e të gjitha dokumenteve të deritashme të pranuar dhe të harmonizuara më ndërmjetësuesit ndërkombëtar. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, në një intervistë për mediet e Kosovës ka thënë se fundi se nuk është diskutimi nëse duhet të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, por zbatimi i saj si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.

Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes është shumë rëndësishme. Për rregullat që janë të ligjshme mundë ti besohet edhe Serbisë deklarimi verbal për zbatim, nëse në dokument nuk figuron edhe nënshkrimi me ndërmjetësim dhe dëmi të faktorit ndërkombëtar. “E kam thënë edhe më parë, ajo që na duhet tani është zbatimi dhe jo diskutimi se si do të arrijmë atje. Sepse më parë kishte shumë marrëveshje që janë nënshkruar por nuk janë zbatuar. Prandaj jemi përqendruar tani në zbatim. E shohim tani zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, gjithashtu edhe zbatimin që nënkupton që njerëzit po i ndërrojnë targat e makinave. Për ne zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit është e rëndësishme. Kosova duhet të bëjë detyrat e saj dhe gjithashtu edhe Serbia”, ka thënë Ambasadori Gjerman. Ambasadori Rohde ka kërkuar nga Qeveria që ta kryej obligimin e saj parësor, e që sipas tij është për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. ”Kjo është ajo që BE-ja, Gjermania dhe të gjithë partnerët e afërt të Kosovës presin nga ajo.

Obligimi i Kosovës nga viti 2015 është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe pjesë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit për Kosovën e pjesa kryesore është themelimi i AKSHS. Siç e kemi thënë sapo ka nisur dhe gjithashtu edhe pala tjetër, Serbia, duhet të bëjë detyrat e saj”, ka shtuar Rohde. Sipas ambasadori të Gjermanisë zgjidhja e tensioneve në veri të vendit është përmes procesit të normalizimit dhe themelimit të asociacionit. “Pjesë e zgjidhjes dhe zgjidhja është procesi i normalizimit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të sjellë dhe është synim i normalizimit të jetës për të gjithë në Kosovë dhe kjo përfshinë veriun”, ka thënë tutje ambasadori gjerman.

Tani pas zgjedhjeve në Serbi, faktori ndërkombëtar duhet të bëjë presion ndaj Serbisë që të vjen deri te pajtimi dhe jetësimi i marrëveshjes së Ohrit, me një jetësim të asaj marrëveshje të Ohrit, edhe pesë (5) shtete të BE-së shpejt do ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe Kosova shpejt do të anëtarësohej në NATO, INTERPOL, BE, OKB dhe institucione tjera ndërkombëtare, dhe do të përfiton investime të tëra ndërkombëtare që do të vijnë në Kosovë. Me këtë dinamikë ndryshimesh pozitive do të përfiton edhe standardi ekonomik si dhe do të hapen vende të reja pune, ku të rinjtë e këtij vendi do ta gjejnë veten duke u punësuar dhe shumë të tjerë do të kthehen nga diaspora për të jetuar dhe kontribuar në vendin e tyre në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".