Regjistrimi i popullsisë në pjesën veriore të Kosovës sfidë dhe test i radhës për vendin

Regjistrimi i popullsisë në pjesën veriore të Kosovës sfidë dhe test i radhës për vendin
Regjistrimi i popullsisë në pjesën veriore të Kosovës sfidë dhe test i radhës për vendin

Gjon Keka

  • 10 March 2024 - 08:52

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Ashtu sikur u bë regjistrimi i targave të Republikës së Kosovës në atë pjesë të Kosovës edhe përkundër pengesave nga strukturat kriminale dhe ndikimi i politikës destruktive serbe, po kështu edhe regjistrimi i popullsisë veçanërisht në atë pjesë do të mund të bëhet nëse komuniteti serb i asaj pjese bashkëpunon dhe merr pjesë në këtë proces të rëndësishëm. Me një fushatë senzibilizuese javët në vijim në tërë territorin e republikës së Kosovës do të mund të kishte efekt pozitiv edhe në pjesën veriore të Kosovës që popullata e komunitetit serb atje të informohet dhe të bashkëpunojë e marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare,të banimit etj.

 

Regjistrimi i popullsisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës është i rëndësishëm, sepse me anë të kësaj do të mësojmë shifrat dhe gjendjen e përgjithshme të popullsisë së Kosovës. Shifrat e popullsisë në kuadër të regjistrimit mund t'i afrohen të vërtetës apo realitetit, pasi sikur dihet në të gjitha shtetet e qytetëruara ka një numërim të përhershëm të faktorëve, domethënë bëhet një regjistrim i vazhdueshëm i lindjeve dhe vdekjeve. Pastaj edhe numri i lëvizjeve të popullsisë , shkaqet e lëvizjes së popullsisë etj sikur është p.sh. emigracioni dhe ikja e qytetarëve jashtë vendit etj. Këto llogaritje paraprake të popullsisë japin një informacion për të ardhmen e popullit dhe fuqinë e ekzistencës së tij në republikën e Kosovës. Po ashtu regjistrimi i popullsisë në pjesën e veriore të republikës së Kosovës do të jetë një test dhe sfidë e radhës e përmbushjes edhe të këtij procesi të rëndësishëm në një shoqëri dhe shtet demokratike e të së drejtës sikur aspiron të jetë Kosova. Regjistrimi i popullsisë edhe në atë pjesë të Kosovës është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën ,por edhe për vetë komunitetin serb si qytetar të Republikës së Kosovës. Sundimi i ligjit rendit dhe i shtrirjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës në gjithë territorin e saj është tepër i rëndësishëm dhe mendoj se të gjithë duhet përkrahur si nga brenda ashtu edhe nga ndërkombëtarët ashtu që Kosova të bëhet një shtet i mirëfilltë demokratik dhe i së drejtës. Dhe kjo mund të arrihet vetëm duke sunduar ligji e rendi dhe respektuar kushtetutshmëria në tërë territorin e republikës së Kosovës. Vetëdijesimi dhe bashkëpunimi i komunitetit serb në atë pjesë të shtetit të Kosovës do të ishte një hap pozitiv që procesi i regjistrimit të kryhet pa pengesa dhe që mbarëvajtja e punës të ecë sipas planeve të parapara për regjistrimin dhe në afatin e përcaktuar kohor. Ashtu sikur u bë regjistrimi i targave të republikës së Kosovës në atë pjesë të Kosovës edhe përkundër pengesave nga strukturat kriminale dhe ndikimi i politikës destruktive serbe, po kështu edhe regjistrimi i popullsisë veçanërisht në atë pjesë do të mund të bëhet nëse komuniteti serb i asaj pjese bashkëpunon dhe merr pjesë në këtë proces të rëndësishëm. Me një fushatë senzibilizuese javët në vijim në tërë territorin e republikës së Kosovës do të mund të kishte efekt pozitiv edhe në pjesën veriore të Kosovës që popullata e komunitetit serb atje të informohet dhe të bashkëpunojë e marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare, të banimit etj. Të gjithë duhet ta kuptojnë se regjistrimi i popullsisë është i nevojshëm ,ngase me anë të kësaj ofrohet një pasqyrë e saktë e popullsisë aktuale, të ndërtesave të banimit, të punës etj etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".