Kosova duhet ta ruan dhe fuqizon partneritetin me miqtë ndërkombëtar, ta ndërton edhe unitetin me Shqipërinë

Kosova duhet ta ruan dhe fuqizon partneritetin me miqtë ndërkombëtar, ta ndërton edhe unitetin me Shqipërinë
Kosova duhet ta ruan dhe fuqizon partneritetin me miqtë ndërkombëtar, ta ndërton edhe unitetin me Shqipërinë

Muhamet Kelmendi

  • 14 March 2024 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Me partnerët strategjik të Kosovës, si SHBA, Anglia dhe RFGJ kërkohet koordinim dhe bashkëveprim në të gjitha çështjet. Ndodhë që nuk ka përputhje, por këtu kërkohet bashkëpunim dhe sqarim për qëndrimet që do të merren. Partneret nuk duhet të sillen në pozitat mat, të aktit të kryer. Ndërsa, me shtetin shqiptar kërkohet të bashkëpunohet gjerësish dhe në çdo fushë. Me Shqipërinë nuk ka barriera të pakalueshme. Kërkohet unitet dhe veprim i përbashkët.

-Raportet midis Kosovës dhe SHBA-ve, BE dhe NATO-se janë në nivelin më të ultë që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këto raporte janë keqësuar edhe me disa shtete të rajonit. Në gjendje më të mirë nuk janë as me Shqipërinë. Nuk dihen raportet me Kroacinë, me Anglinë dhe me Turqinë. Zyrtarisht nga SHBA-të dëgjohet duke thënë se nuk i kanë raportet mirë me Qeverinë Kurti. Mungon komunikimi që ndërtohet në bazë të partneritetit me shtetin e Kosovës. Mendim të ngjashëm paraqiti edhe z.Eskobar dhe kërkoj që të "ndërtohen raporte të partneritetit". Ka raste kur për shkak të marrëdhënieve të luhatura, deklarohet nga SHBA, "se Uashingtoni ka raporte me popullin e Kosovës". Dëmet e krijues midis Kosovës dhe SHBA-ve janë shumë të rënda. Mungon koordinimi midis zyrtarëve të Kosovës me politikë bërësve të SHBA-ve.

Në fakt nuk ka koordinim dhe bashkëpunim. Është luhatur shumë partneriteti i ndërtuar me mund. As me shtetin shqiptar nuk ka unitet dhe komunikim e bashkëpunim ndër vëllazëror. Në çdo takim të nivelit rajonal a me gjerë që organizohen në Tiranë nuk merr pjesë z Kurti. Po ju ikë të gjitha kontakteve me Kryeministrin e Shqipërisë, z.Rama. Kryeministri i Kosovës nuk morri pjesë as në takimin e organizuar nga Shqipëria me shtetet e Ballkanit lidhur me Ukrainë. Shkoi në Athinë kur takimi u organizua nga Mitcotakis dhe nuk shkoi në Tiranë në takimin e organizuar nga z.Rama.

Po iki nga kjo! Me partnerët strategjik të Kosovës, si SHBA, Anglia dhe RFGJ kërkohet koordinim dhe bashkëveprim në të gjitha çështjet. Ndodhë që nuk ka përputhje. Këtu kërkohet bashkëpunim dhe sqarim për qëndrimet që merren. Partnerët nuk duhet të sillen në pozita mat. Ndërsa, me shtetin shqiptar kërkohet të bashkëpunohet gjerë dhe në çdo fushë. Me Shqipërinë nuk ka barriera të pakalueshme. Kërkohet unitet dhe veprim i përbashkët. Kosova dhe Shqipëria janë një trup i vetëm; i ndarë gjatë historisë dhe që domosdo kërkohet të bashkohet. Tash duhet bashkëveprim në çdo fushe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".