Lexoni edhe:
Serbia me ambicie pushtuese ka plan për ta sulmuar Kosovën
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Kërcënimet e pakuptimta serbe nga Beogradi kundër shtetit dhe territorit të Kosovës, sa vijnë e shtohen, por megjithatë, askush nuk ka një përgjigje adekuate, e aq me pak vet BE, por as SHBA-të, se edhe sa kohë duhet kaluar në heshtje faktori ndërkombëtar kërcënimet e tilla të hapura të zyrtarëve të lartë të shtetit serb, për sulme direkt ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës, përderisa palës kosovare i bëhet presion i pareshtur për dialog, për zbatimin e marrëveshjeve, për sjellje bashkëpunuese, jo provokuese, jo bllokuese e çfarë jo tjetër, përderisa Serbia as nuk zbaton marrëveshjet, as nuk ndalon kërcënimet publike, para hundëve të ndërkombëtarëve, kundër Kosovës dhe çuditërisht të gjithë heshtin.
Serbia me ambicie pushtuese ka plan për ta sulmuar KosovënLexoni edhe:
Kërcënimi më i ri i shfaqur publikisht nga zyrtarët e lartë të shtetit serb ndaj Kosovës vjen nga vet i ashtuquajturi drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake serbe, gjeneralmajori Zoran Stojkoviq, i cili në avazin e njohur të qëndrimeve hegjemoniste të tij dhe qeverisë serbe, ndaj vendit tonë, thotë se “veprimet e institucioneve shtetërore të Kosovës, paraqesin kërcënim të madh për sigurinë e Serbisë?! Për aq më tepër, ai guxon të kërcënojë hapur duke deklaruar edhe se shteti serb është në gjendje gatishmërie për të intervenuar dhe shpëtuar qytetarët serb nga dhuna e pretenduar që sipas tij ushtrohet ndaj tyre? E çmenduria e Stojkoviçit, shkon edhe më tej, duke pretenduar se “edhe pse strukturat e sigurisë së Kosovës nuk paraqesin një sfidë të madhe për ushtrinë serbe, pajisja e vazhdueshme e tyre me armë moderne dhe trajnimi që bëjnë pjesëtarët e këtyre formacioneve tregojnë se ky kërcënim do të jetë prezent në periudhën e ardhshme”. Duke mos fshehur ambiciet e Serbisë ndaj Kosovës, ai serish ka shfaqur kërcënimin e hapur duke deklaruar se: marrë parasysh praninë e huaj, mbylljen tradicionale të komuniteteve shqiptare, si dhe përshkallëzimin më serioz të situatës së sigurisë, ne kemi angazhuar burime të konsiderueshme të inteligjencës në këtë zonë, që dëshmon se veprimet e pjesëtarëve të BIA-së serbe, janë edhe fizikisht të pranishme në vendbanime dhe qendra të ndryshme të vendit tonë, për çka Qeveria dhe të gjitha institucionet e shtetit duhet të ngritin edhe më tepër, shkallën e vigjilencës, për pamundësimin e veprimtarisë së BIA-së serbe në Kosovë. Sipas këtij krimineli serb, çdo ditë është gjithnjë e më e vështirë, sepse gjoja strategjia e Prishtinës, ngritka vazhdimisht tensione dhe krijon kushte për Kosovën etnikisht të pastër, gjë që Republika e Serbisë nuk do ta lejojë ”, ka kërcënuar më tej, krye spiuni i ushtrisë serbe. Por përkundër të gjitha sjelljeve të tilla kërcënuese dhe çmendurisë provokuese të të ashtuquajturit gjeneral serb, dhe jo vetëm, por edhe sulmi i armatosur terrorist i 24 shtatorit të vitit të kaluar, sikur po nënçmohen qëllimisht nga faktori ndërkombëtar dhe kriminelë e terrorist të njohur serb, si Milan Radojçiq & Co, bashkë me urdhër dhënësit e sulmit terrorist dhe akteve të krimit të organizuar, si Stojkoviqi, po ledhatohen dhe amnistohen krejt butësisht, duke ngelur, edhe gati 6 muaj nga sulmi terrorist serb, në Banjë të Zveçanit, pa ndërmarrje masash as pa u sanksionuar fare, madje as edhe një emër i vetëm terroristi apo krimineli serb, pjesëmarrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".