Serbi duhet të ndalet tash, nesër do të jetë vonë!

Serbi duhet të ndalet tash, nesër do të jetë vonë!
Serbi duhet të ndalet tash, nesër do të jetë vonë!

Muhamet Kelmendi

  • 22 March 2024 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Sukseset e Rusisë në Ukrainë, fitorja e kriminelit imperialist Putin dhe pozita shumë e mirë e z.Tramp janë fakte dhe ngjarja që kanë forcuar dhe do t'i japin kriminelit të luftës, Vuçiq, shkakun për ta sulmuar Kosovën. Deri në atë moment priten aksione terroriste të llojit të Banjskës në veri të Kosovës, si dhe këtej Ibrit, në brendi të Kosovës. Qëllimi është krijimi i një zone të lirë serbe, sikurse ishte Donbasi në Ukrainë, prej nga marshohet pastaj në tërë Kosovën, kuptohet për ta pushtuar.

-Serbia është shtet militar. Si i tillë është ndërtuar gjatë gjithë historisë dhe ka pikëpamje raciste ndaj shqiptarëve. Pikësynimi i Serbisë është ripushtimi i Kosovës dhe serbizimi i tërë hapësirës së saj. Serbia e donë Kosovën pa shqiptar dhe vetëm me serb. De-fakto çdo ideolog dhe udhëheqës serb, nga koha që historia i njeh, kurrë nuk janë larguar nga serbizimi i Kosovës. Këtë na e tregon viti 1878, atëherë kur nga krahinat e Nishi, të Piroti, të Prokupljes, të Leskovci etj, bënë spastrimin e tyre nga shqiptarët. Historia njeh rreth 30 mijë burra, gra dhe fëmijë shqiptar të masakruar. Mbi 300 mijë veta u dëbuan. Këso masakrash ka bërë Serbia edhe në brendi të Kosovës, në mënyrë të vazhdueshme, deri më 1999.

Këtë politikë shfarosëse e përcjellën me plane raciste. Fillon me Naçerternjen, e Ilia Garashaninit, vazhdon me punimin mbi dëbimin e shqiptarëve të Ivo Andriq, që bëri planin e spastrimit të Kosovës, vazhdon me Vaso Çubrillovic dhe ka ecur me kralët serb, me Rankovicin, me Titon, me Çosiqin dhe me Millosheviqin. Tash në vazhdën e politikës çfarosëse ndaj shqiptarëve është neo racisti serb, Vuçiq me klikën e vetë raciste. Deklarata e fundit e Vuçiqit e tregon këtë. Ai tha: "Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t'u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvojë pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që të presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë". Kjo deklaratë është qartësim i duhur i pikësynimeve luftarake terroriste në Ballkan të shtetit serb.

Krimineli i luftës Vuçiq morri forcë nga përkëdheljet e BE dhe të SHBA-ve dhe tash po e ndien veten të fortë dhe po e tregon se në momentin e parë të rastit të mirë do ta bashkon Republikën Serbe në BH, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe se do ta sulmoj Kosovën me forca ushtarake dhe me vullnetar serbo-sllav për ta ripushtuar. Forca e këtij racisti del edhe nga gjendja në Ukrainë, "fitorja" e Putinit në Rusi dhe nga sukseset e kandidatit të Republikanëve, z.Tramp, në SHBA. Sukseset e Rusisë në Ukrainë, fitorja e kriminelit imperialist Putin dhe pozita shumë e mirë e z.Tramp janë fakte dhe ngjarja që kanë forcuar dhe do t'i japin kriminelit të luftës, Vuçiq, shkakun për ta sulmuar Kosovën.

Deri në atë moment priten aksione terroriste të llojit të Banjskës në veri të Kosovës, si dhe këtej Ibrit, në brendi të Kosovës. Qëllimi është krijimi i një zone të lirë serbe, sikurse ishte Donbasi në Ukrainë, prej nga marshohet pastaj në tërë Kosovën, kuptohet për ta pushtuar. Këtë politike sllavomadhe dhe nacional imperialiste me pikësynim serbizimin e Kosovës, e dinë kudo në qendrat e vendosjes. Nuk ka logjikë të besohet e kundërta. Ndaj, NATO, BE dhe SHBA kërkohet të veprojnë. Ta ndalin këtë bishë të çartur, duke e riedukuar me forcën që ka NATO. Deri tash, Serbia u ledhatua dhe iu bënë lëshime të mëdha nga BE dhe SHBA. Edhe agresionin e Banjskës e lanë në harresë në Bruksel e në Uashington. Tërë kjo për ta larguar Serbinë nga ndikimi ruso- kinez. Këtu kanë gabuan rëndë në NATO, në BE dhe në Uashington. U tolerua militarizimi dhe armatimi i shtetit serb. Tash pritet rasti për të bërë invazion mbi Kosovë dhe jo vetëm. Ketë e tha krimineli racist Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online