THIRRJE PËR INSTITUCIONET E DREJTËSISË: NDIQENI DHE ZBULOJENI SI E MASHTROI DHE RREJTI BEHGJET PACOLLI HETUESIN PËR VRASJEN E VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKA!?

THIRRJE PËR INSTITUCIONET E DREJTËSISË: NDIQENI DHE  ZBULOJENI SI E MASHTROI DHE RREJTI BEHGJET PACOLLI HETUESIN PËR VRASJEN E VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKA!?
THIRRJE PËR INSTITUCIONET E DREJTËSISË: NDIQENI DHE  ZBULOJENI SI E MASHTROI DHE RREJTI BEHGJET PACOLLI HETUESIN PËR VRASJEN E VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKA!?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 17 April 2024 - 13:25

 

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj - Zhuriani, gazetar hulumtues 

Për dëshmi te rrejshme Behgjet Pacolli , ka bërë vepër penale dhe patjetër duhet të përgjigjet para drejtësisë. Dosja Gërvalla nuk është mbyllur akoma në Gjermani, se krimi nuk vjetërsohet. Por, ne pyesim publikisht: Ku është ai shejtan shtet... ku është hetuesia? Gazetari hulumtues i këtyre rreshtave me përvojë 42 vjeçare, Reshat Badallaj-Zhuriani, ka zbuluar se Behgjet Pacolli, ga gënjyer, ka mashtruar hetuesit dhe vizën nuk e ka marr në Maribor të Sllovenisë, por e ka marrë në një kryeqytet të një shteti tjetër, që nga Maribori ka 261 kilometra, por tani për tani nuk po e përmendim emrin e këtij të kryeqyteti dhe as të shtetit. Do i vije radha avash,avash.

 -Behgjet Pacolli, gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se e ka marr vizën në Maribor të Sllovenisë, me 10 janar 1982, ndërkaq, unë kam shkuar gjurmëve të largëta dhe të thella dhe kam marr  përgjigje zyrtare, nga shteti shqiptar, se Republika e Shqipërisë kurrë nuk ka pasur Mision Diplomatik në Maribor të Sllovenisë. Sido që të jetë, këtu mund të lexoni deklaratat origjinale dhe zyrtare pa asnjë ndërhyrje: “Në deklaratën e tij Pacolli thotë se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për të vizituar Shqipërinë. lind dyshimi I parë. Republika e Shqipërisë në atë kohë nuk ka pasur kurrfarë përfaqësie konsullore apo diplomatike në Maribor të Sllovenisë, që ishte pjesë e Jugosllavisë. E vetmja përfaqësi diplomatike e Shqipërisë në Jugosllavi ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Beograd”. Unë Reshat Badallaj-Zhuriani, kam shkuar gjurmëve të kësaj dhe atë në rrugën zyrtare dhe kjo është përgjigjja: I nderuar z. Badallaj, Ju informojmë se nga të dhënat që disponojmë nuk rezulton që Republika e Shqipërisë të ketë pasur Mision Diplomatik apo Post Konsullor në qytetin e Maribor të Sllovenisë. Faleminderit, Konsullja. Ja deklarata e plotë e Pacollit para hetuesit zviceran,  Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt) ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg) Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982.

Image

 Notë zyrtare - Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit; këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408 Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur. Mbajtësi Behgijet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve: tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi. 10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit. Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare. Behgjet Pacolli dëshmon rrejshëm para hetuesit që e ka marr vizën në Maribor të Slovenisë. Reshat Badallaj-Zhuriani, ka zbuluar se Behgjet Pacolli nuk e ka marr vizën në Maribor, por, vizën e ka marr në një kryeqytet tjetër të një shteti tjetër, që nga Maribori është larg 261 kilometër. Behgjet Pacolli, bënë vepër penale dhe duhet të përgjigjet para drejtësisë. Kësaj radhe qëllimisht po e lëmë me kaq, por do i vie pyetja e radhës se Behgjet Pacolli a e ka ditur se Selim Brosha, ka qenë Udbash dhe se çka thotë dëshmiatri K-6 në Gjykatën e Hagës, lidhur me vrasjen e Jusuf,Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës.  Origjinali dhe ne foton tjetër Behgjet Pacolli në mesin e udbashve Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi.

Image

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".