NATO dhe SHBA ta ndalojnë planin e agresionit kundër fqinjëve nga shteti serb

NATO dhe SHBA  ta ndalojnë  planin e agresionit kundër fqinjëve  nga  shteti serb
NATO dhe SHBA  ta ndalojnë  planin e agresionit kundër fqinjëve  nga  shteti serb

Muhamet Kelmendi

  • 20 April 2024 - 09:10

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Rritja e numrit të ushtarëve dhe të mjeteve luftarake të rënda në EUFOR dhe në KFOR janë dukuri e qartë e kërcënimit të Kosovës me agresion serbo-rus, si dhe në Bosnjë e Hercegovinë për të ndarë Republikën Serbe,qoftë edhe në luftë.

Beogradi ka marr hov pas sukseseve të Rusisë në Ukrainë dhe të tolerimit të veprimeve luftarake nga NATO, BE dhe SHBA. Mos vendosja e masave ndëshkuese ka bërë që shteti serb të degjenerohet politikisht.

-Gjendja ne Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, të krijuar nga plani rus, e të ekzekutuar nga klika ruso sllavo-madhe në Beograd, ka marrë dimensione të rënda. Serbia nuk po e pranon gjendjen në Kosovë. Ka pretendime okupuese mbi Republikën. Në Bosnje e Hercegovinë, nëpërmjet Republikës Serbe, ka dalë me qëndrim të bashkimit të kësaj republike me Serbinë. Pikësynimet e tilla që mbështeten në ideologjinë hegjemoniste serbomadhe, kanë bërë që shteti serb të dërgoj forca të mëdha ushtarake në kufi me Kosovën. Ndërsa, Luginën e Preshevës e ka verë nën pushtet të egër ushtarako-policor, duke vendosur forca ushtarake në tri komunat shqiptare. Atje është gjendja ushtarake, ku ka larguar pushtetin civil të dalë nga vota.

Republika Serbe në BH është forcuar ushtarakisht dhe hapur ka tendenca për t'u bashkuar në Serbinë. Në këtë gjendje, NATO morri masa për të forcuar emisionin vetë EUFOR në Bosnje e Hercegovinë dhe KFOR në Kosovë. Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR) dhe Komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së ( ESEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, para Kongresit të SHBA-ve, tregoj gjendjen në Evropë. Ai e paraqiti atë shumë të rëndë dhe kërkojë masa konkrete për të ruajtur paqen.

Lidhur me këtë gjenerali tha:

"Është e rëndësishme të pranohet se ka gjëra të tjera që ndodhin në Evropë që nuk janë të mira për interesat kombëtare të SHBA-së. Gjithashtu, ato nuk janë pa lidhje me luftën në Ukrainë. Gjëja e parë që bëmë ishte që vendosëm të bëjmë diçka brenda NATO-s në lidhje me forcat (...) e dislokuara në kuadër të misionit në Kosovë ( KFOR) dhe në Bosnje dhe Hercegovine ( Misioni EUFOR).

Në diskutim, Z.Cavoli më pastaj, theksoj:

"Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe na duhen jo vetëm me shume forca, por edhe artilerie më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon. Duhet rritur numri i trupave në Bosnje e Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për mbikëqyrje, zbulim dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj tyre". Rritja e numrit të ushtarëve dhe të mjeteve luftarake të rënda në EUFOR dhe në KFOR janë dukuri e qartë e kërcënimit të Kosovës me agresion serbo-rus, si dhe në Bosnjë e Hercegovinë për të ndarë Republikën Serbe,qoftë edhe në luftë. Beogradi ka marr hov pas sukseseve të Rusisë në Ukrainë dhe të tolerimit të veprimeve luftarake nga NATO, BE dhe SHBA. Mos vendosja e masave ndëshkuese ka bërë që shteti serb të degjenerohet politikisht. Vizita e Kryeministrit të Hungarisë, z.Urban në Republikën Serbe, në Bosnje e Hercegovinë, sikundër dhe kërcënimi me luftë i Kosovës, pa vendosur masa ndaj Serbisë, ka ngritur hegjemonizmin serbomadh për të ndërtuar Jugosllavinë e tretë. Serbia ndalet vetëm me masa ndëshkuese. Por, BE dhe SHBA, po tregohen tolerante.

Me atë politikë kanë ndikuar që Serbia ta rrite agresivitetin ndaj Kosovës dhe të kundërshtoj çdo marrëveshje. Publikisht ka vendos forca ushtarake dhe paramilitare në kufijtë me Kosovën dhe kërcënon me luftë. Deklarata e gjeneralit të SHBA-ve. Z. Cavoli, në Kongres është hap i rëndësishëm për paqe në Ballkan. Me atë forcim të EUFOR-it dhe të KFOR-it sigurohet edhe më shumë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Por, për të ndalur shtetin serb, duhen edhe masa ndëshkuese politike, ekonomike dhe ushtarake nga BE dhe nga Anglia e SHBA. Dhënia dhe armatosja e shtetit serb, sikundër u vendos nga Franca për aeroplanët luftarak, e ngrite rrezikun për luftë në këto anë.

Serbisë duhet vendosur masa dhe kërkohet qartësi se me agresion ndaj Kosovës dërgohet Serbia në luftë me NATO-n. Kjo e ndal Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".