Kosova po rrezikon të viktimizohet si në Kongresin e Berlinit, të vitit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1912/013

Kosova po rrezikon të viktimizohet si në Kongresin e Berlinit, të vitit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1912/013
Kosova po rrezikon të viktimizohet si në Kongresin e Berlinit, të vitit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1912/013

Muhamet Kelmendi

  • 21 April 2024 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Duket se në qendrat ndërkombëtare të vendosjes kjo "botë serbe" nuk po "kuptohet" ose edhe më rëndë, kuptohet por i bëhen lëshime shtetit serb, për të ardhur nga perëndimi,duke ikur nga Rusia. Këtu qëndron edhe baza e asociacionit, e kritikës dhe e lëshimeve që po i bëhen Beogradit. Kosova po viktimizohet si në Kongresin e Berlinit, të vitit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve,në Londër në vitin 1912/13 dhe në konferencat tjera, ku Kosova iu aneksua Serbisë. Këtë nuk duhet pranuar. Dy rrugë janë që çështja të përfundon. 1. Kosova shtet i pavarur dhe sovran, si çdo shtet tjetër, pa asociacionin serb, taman me status për minoritetin serb, shumë më mirë se pozita shqiptaret në Luginën e Preshevës ose 2. Tërheqjen e kufirit midis shqiptareve dhe serbëve në bazë të të dhënave historike dhe të interesit ekonomik, juridik dhe nacional. Besoj se tërheqja e kufirit me serbët, është bazë që siguron paqe.

 

 

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është vdekjeprurës për Republikën. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është shumë i dëmshëm dhe bazë për ta luftuar me sukses Republikën e Kosovës, nga Serbia. Këtu nuk ka rëndësi se kush çka thotë dhe me cilat baza do të organizohet ky subjekt juridik serb në Kosovë. Kundruall kësaj të keqe të madhe është e rrugës që Prishtina dhe Tirana të angazhohen që në mes shqiptareve dhe serbëve të tërhiqet një kufi mbi bazën nacionale, ekonomike dhe historike të kombit që jeton në terren.

 

Për shqiptarët janë të rëndësisë jetike Trepça, Mitrovica si qytet i bashkuar dhe liqeni i Ujmanit, në veri. Në perëndim është Lugina e Preshevës. Mos realizimi i kësaj vije kufitare me shtetin serb, por ndërtimi i asociacionit, është në kundërshtim me vetë raportet shqiptaro-serbe të acaruara, para luftës. Me asociacion brenda Kosovës do të ketë lëvizje kriminale e terroriste të llojit të Banjskës, deri edhe te lufta frontale shqiptaro-serbe, do të vij në Ballkan Kundruall faktin se serbet, të udhëhequr nga klika nacionale-raciste dhe kriminale e Beogradit, me ideologjinë e "bashkimit" të "botës serbe", vetëm terror, krim dhe gjakderdhje do të krijon ky subjekt në Kosovë. Këtu nuk ka rëndësi fare se çka deklaron z.Stano, z.Eskobar, z.Borel,z.Lajqak, apo çka del nga qendrat e vendosjes, si Berlini, Parisi, Londra a Uashingtoni. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është subjekt i "botës serbe".

 

E kjo vetëm dhunë, terror e gjak do të sjell në Kosovë, pasi që assesi nuk mundë të ndalen aksionet terroriste, të llojit të Banjskës, për të ndërtuar "boten serbe". Duket se në qendrat ndërkombëtare të vendosjes kjo "botë serbe" nuk po "kuptohet" ose edhe më rëndë, kuptohet por i bëhen lëshime shtetit serb, për të ardhur nga perëndimi,duke ikur nga Rusia. Këtu qëndron edhe baza e asociacionit, e kritikës dhe e lëshimeve që po i bëhen Beogradit. Kosova po viktimizohet si në Kongresin e Berlinit, të vitit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve,në Londër në vitin 1912/13 dhe në konferencat tjera, ku Kosova iu aneksua Serbisë. Këtë nuk duhet pranuar.

 

Dy rrugë janë që çështja të përfundon. 1. Kosova shtet i pavarur dhe sovran, si çdo shtet tjetër, pa asociacionin serb, taman me status për minoritetin serb, shumë më mirë se pozita shqiptaret në Luginën e Preshevës ose 2. Tërheqjen e kufirit midis shqiptareve dhe serbëve në bazë të të dhënave historike dhe të interesit ekonomik, juridik dhe nacional. Besoj se tërheqja e kufirit me serbët, është bazë që siguron paqe. Çdo zgjidhje tjetër, me asociacion brenda, është luftë e re shqiptaro-serbe. Serbia nuk ndalet me përkëdhelje dhe me mjete paqësore. Beogradin e ndal vetëm forca.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".