Integriteti njerëzor, moral dhe kombëtare i punëtorëve të arsimit!...

Integriteti njerëzor, moral dhe kombëtare i punëtorëve të arsimit!...
Integriteti njerëzor, moral dhe kombëtare i punëtorëve të arsimit!...

Ismail Muçiqi

  • 22 April 2024 - 14:13

Shkruan gazetari: Ismail Muçiqi

Populli Shqiptarë me admirim dhe pasion e adhuruan Shkollën Shqipe e institucion ky i cili ishte bartës i Arsimimit dhe Edukimit të gjeneratave të cilat më vonë morën fatin në zhvillimin dhe emancipimin kulturorë  të shoqërisë Kosovare. Për shkak të sundimit të gjatë dhe kolenjal të Kosovës nga perandoritë dhe ideologjitë të cilat ishin pengesë për shkollimin e Shqiptarëve, Shkolla Shqipe ishte therr në sy për kundërshtarët dhe armiqtë e Shqiptarëve të Kosovës. Kështu gjatë periudhave të ndryshme e sidomos gjatë shekullit të kaluar ndjenja kombëtare e gjeneratave u zgjua duke kërkuar shkollim, dije dhe njerëz me vizion dhe ideale për ti hapë progres popullit për ta ndërtuar identitetin dhe ardhmërinë krahas popujve tjerë të Evropës. Duhet pranuar se vizioni i gjeneratave të kaluara të cilat ishin pjesë e politikës të Kosovës e bënë të mundur zhvillimin e Sistemit të Arsimit në Kosovë duke hapur e rrënjosur analfabetizmin që e mbretëronte në Shoqërinë Kosovare. Ne kete drejtim u hapën shkolla të reja nga Arsimi fillore, i mesëm, i lartë e më vonë edhe Universiteti i Prishtinës.

Bartës i këtij progresi në shkollimin e kuadrave të reja përkatësisht të mësuesve, arsimtarëve e pedagogëve ishte Shkolla Normale e cila kishte program të mirëfillt të shkollimit, edukimit, në ndërtimin e personalitetit të njeriut i cili më vonë morri përgjegjësi për përgatitjen e kuadrave të reja në Sistemin e Arsimit. Integriteti, njerëzorë, moral dhe kombëtarë i këtyre gjeneratave ishte parakusht dhe mision për të shkolluar kuadra profesionale që i duheshin Kosovës. Misioni i punëtorit të Arsimit ishte i shenjtë (simbol) të cilën e donin të gjitha gjeneratat e kohës. Mjerisht pas luftës Sistemi i Arsimit mbeti i pa reformuar. Shkollat profesionale që dikur shkollonin mësues, arsimtarë u lanë pas dore dhe ato u shuan për shkak të papërgjegjësisë dhe mosdijes të institucioneve që u themeluan shkel e shko pa ndonjë koncept të mirëfilltë strategjik të zhvillimit te Sistemit të Arsimit.

Këto eksperimente të pa nevojshme të dështuara krijuan shumë probleme në punë, cilësi dhe në të gjitha segmentet e jetës shoqërore në Kosovë. Kështu nëpër shkolla dhe universitete u punësuan individët pa integritet, moral dhe njerëzorë, pa përgatitje profesionale shkollore të cilët e dëmtuan dhe e degraduan Shkollën Shqipe pothuajse në të gjithat instancat e shkollimit. Pati profesorë te cilët lenden qe ligjëronin e shndërruan (e kushtëzuan) ne biznes personal duke u korruptuar materialisht. Ngjarjet e fundit të cilat e tronditën opinionin Kosovarë se nëpër disa shkolla dhe institucione ngacmimi seksual i arsimtarit ndaj nxënëses janë fenomene të dhimbshme të cilat po e tronditin qdo familje Shqiptare. Duhet theksuar se një numër i këtyre të ashtuquajtur “profesorë, edukatorë” ishin të përfolur edhe paraluftës nëpër fakultete dhe Institucionet tjera të Arsimit në Kosovë. Ishin disa profesorë (të pamoralshëm) – demagogë të cilët në shumë raste i ngacmuan dhe i shantazhuan femrat duke i kushtëzuar me kalimin e provimit (me notë) për ti shfrytëzuar ato.

Mjerisht disa prej këtyre të ashtuquajtur (pedagogë e poet) e që tani i ka shkelur koha dhe janë pensionuar kohë pas kohe promovohen nëpër televizione duke shitur mend dhe moral para audiencës. Po këta ishin ata të cilët u përfolën me vite e vite si individ të cilët morali dhe integriteti i tyre ishte kontestues dhe i dyshimtë. Kjo mendësi e “intelektualit të kohës” edhe sot po manifestohet në mënyra të ndryshme nëpër institucionet tona shkollore, të cilat kanë obligim moral, njerëzorë, dhe Kushtetues të arsimojnë dhe edukojnë gjeneratën e re në të gjitha aspektet për të ndërtuar personalitet të mirëfillt njerëzorë dhe profesional që i duhet popullit të Kosovës në epokën e demokracisë në të cilën po jetojmë. Ky është misioni dhe amaneti i të gjithë atyre intelektualëve qe u sakrifikuan për idealet e shkollimit, arsimit dhe edukimit të Shqiptarëve të cilët ishin të shkelur dhe të braktisur nga sistemi në fuqi. Andaj në fund më thotë mendja se politika kadrovike në Sistemin e Arsimit duhet ti kalojë filtrat të cilat e përcaktojnë karakterin njerëzorë, moral, profesional dhe kombëtarë të individit (edukatorë).    

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".