Raporti i DASH-i godet gjyqësorin e korruptuar, avokat besnik i krimit të organizuar

Raporti i DASH-i godet gjyqësorin e korruptuar, avokat besnik i krimit të organizuar
Raporti i DASH-i godet gjyqësorin e korruptuar, avokat besnik i krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 25 April 2024 - 21:31

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Pikërisht këtë fakt e dëshmoi edhe raporti më i ri i DASH-it (Departamentit Amerikan të Shtetit) ku thuhet se për pasojë të mos funksionimit efikas të sistemit të drejtësisë, në shtetin e ri të Kosovës, korrupsioni dhe pasurimi i individëve me korrupsion e krim të organizuar, mjerisht vijon të mbetet një problem shumë i madh që është duke e rënduar seriozisht, shoqërinë dhe shtetin e ri të Kosovës. Krejt kjo është treguesi më i mirë, se mungesa e luftimit efikas të korrupsionit e krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera kriminale, vjen si pasojë e mungesës së theksuar të prokurorëve e gjyqtarëve të guximshëm, si dhe mosfunksionimi efikas i sistemim të kalbur të drejtësisë, i cili është për çdo kritik dhe lë tepër shumë për të dëshiruar.

 

Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar, dhe se ka bërë shumë pak në ndryshimin e situatës, edhe Agjencia Kundër Korrupsionit ka konfirmuar se aktualisht është një numër i madh zyrtarësh ndaj të cilëve është hapur procesi i hetimit për verifikimin e pasurisë së tyre, me prejardhje të dyshimtë. Pikërisht këtë fakt e dëshmoi edhe raporti më i ri i DASH-it (Departamentit Amerikan të Shtetit) ku thuhet se për pasojë të mos funksionimit efikas të sistemit të drejtësisë, në shtetin e ri të Kosovës, korrupsioni dhe pasurimi i individëve me korrupsion e krim të organizuar, mjerisht vijon të mbetet një problem shumë i madh që është duke e rënduar seriozisht, shoqërinë dhe shtetin e ri të Kosovës. Krejt kjo është treguesi më i mirë, se mungesa e luftimit efikas të korrupsionit e krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera kriminale, vjen si pasojë e mungesës së theksuar të prokurorëve e gjyqtarëve të guximshëm, si dhe mosfunksionimi efikas i sistemim të kalbur të drejtësisë, i cili është për çdo kritik dhe lë tepër shumë për të dëshiruar. Madje sipas AKK-s, ka një proces të tërë, ku janë duke kryer verifikim të plotë të pasurisë, përmes hetimit administrativ për rreth 1 mijë e 716 zyrtarë publikë.

 

Dhe po sipas kësaj agjencie në dy vitet e fundit, AKK ka trajtuar numër të përafërt të rasteve të pretenduara për konflikt interesi: Në vitin 2022 ka trajtuar 212 raste ndërsa 216 në vitin 2023. Ndërkohë numër të ngjashëm kanë edhe rastet që janë trajtuar sipas sinjalizuesve të jashtëm: 17 në 2022 dhe 18 në vitin 2023, e që edhe vet AKK, e ka hedhur topin e përgjegjësisë tek institucionet e drejtësisë, që kanë përgjegjësi ligjore dhe kapacitete profesionale për të hetuar, zbuluar dhe ndjekur rastet korruptive në të cilat përfshihen zyrtarët e lartë publik, politik e shtetëror. Sado që AKK, në fakt bënë hetime të karakterit administrativ, megjithatë, ato procedohen edhe në Prokurorinë e shtetit për vazhdim të thelluar të hetimeve, të mëtejme. Andaj raportime të tilla ka mundur të ketë edhe në Prokurorinë e Shtetit apo Policinë e Kosovës si institucione të sundimit të ligjit, kurse sa i përket mandatit të saj, Agjencia në fjalë, dy vitet e fundit, ka trajtuar numër përafërsisht të njëjtë të rasteve të pretenduara për konflikt të interesit (212 ne 2022 dhe 216 ne 2023) ngjashëm edhe në sferën e sinjalizimit të jashtëm (17 në 2022 dhe 18 në 2023).

 

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka shënuar rritje të raportimeve që ndërlidhen me korrupsion, ndoshta edhe për faktin që në mandatin e Agjencisë… nuk përfshihen hetimet penale të rasteve korruptive. Por duhet cekur se si rezultat i zbatimit të mandatit të saj, në vend, ka pasur anulime të kontratave të shërbimeve në nivel lokal e qendror, shkarkim të zyrtarëve të rekrutuar në konflikt interesi dhe dorëheqje nga pozitat jo-publike (biznese, OJQ, universitetet jo-publike etj) që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës. E siç thuhet në njoftimin e kësaj agjencie, AAK edhe aktualisht është duke kryer verifikimin e plotë të pasurisë, përmes hetimit administrativ, për rreth 1 mijë 716 zyrtar publik. Gjë që flet publikisht se edhe raporti kritik nga DASH-i për krimin dhe korrupsionin, është një alarm tjetër shtesë, pse duhet me urgjencë te ndërhyhet me reformë të thellë në sistemin e drejtësisë së kalbur, e ku çelësi kryesor mbetet Vettingu me bazë të gjerë për të gjithë personelin në sistem, përfshi policinë, prokurorinë, Gjykatat, si dhe vet radhët e shërbimit civil dhe administrativ të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".