Pas largimit të Lajçakut dhe Escobarit, timonin e dialogut ta marrin diplomat të rinj

Pas largimit të Lajçakut dhe Escobarit, timonin e dialogut ta marrin diplomat të rinj
Pas largimit të Lajçakut dhe Escobarit, timonin e dialogut ta marrin diplomat të rinj

Gani Qarri

  • 09 May 2024 - 17:08

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Gëzon shumë fakti që përfundimisht, ndërmjetësuesit e deritashëm, pro-Serbisë, si nga ana e BE-së, ashtu edhe nga SHBA, të cilët, vazhdimisht kanë hasur në kritika të hapura, për veprime dhe vendime të njëanshme, që kanë favorizuar publikisht Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë, do të largohen, nga postet e tyre të pamerituara, që të dy. Sa i takon Kosovës, me rëndësi është, që ata nuk do të jenë më në këtë procese, dhe pas largimit të dy ndërmjetësuesve nga BE dhe SHBA, edhe formati i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, bashkë me ardhjen e ndërmjetësuesve të ri, medoemos duhet të pësojë ndryshim rrënjësor, për arritjen e një marrëveshje të drejtë e të p a anshme dhe gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet të dy vendeve.

 

Vërtetë është mjaft befasuese se si, lidhur me largimin e Gabriel Escobarit, nga detyra e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, sqarimet e DASH-it, të vijnë vetëm pak kohë, pasi në media pati një varg raportimesh mbi dyshimet e hedhura me shkas, se Escobar po shkarkohet nga roli i tij, për arsye të konfliktit të interesit, ngase fondacioni i gruas së tij, përflitet të ketë marrë donacione në mënyrë indirekte nga Ministria e Jashtme e Serbisë.

 

Për aq më tepër edhe vet profesori dhe analisti i mirënjohur amerikan Janus Bugajski a ka ndarë shkrimin gazetarit kosovar Vudi Xhymshiti, se Escobar është shkarkuar nga detyra si i dërguar në dialogun Kosovë–Serbi, për shkak të konfliktit të interesit, dhe shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pa korruptuar që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd e Banja Llukë. Madje kritika të ashpra kundër Lajçakut dhe Eskobarit, nuk kanë ardhur vetëm nga Kosova, por edhe nga Parlamenti Evropian, si dhe vet Kongresi Amerikan, kështu që tanimë është konfirmuar edhe zyrtarisht se pas largimit të përfaqësuesit special të BE-s Miroslav Lajcak, do të largohet përfundimisht edhe emisari amerikan Gabriel Escobar, me arsyetimin se ai do të marrë një rol të ri, gjë që unë, pak e besojë?! Roli të ri, për Eskobarin,mu në prag të zgjedhjeve të reja në SHBA, tingëllon shumë i dyshimtë, për të mos thënë edhe fare i pa sigurt, për faktin se pas zgjedhjeve të reja në SHBA, në pushtet mund të vijnë Republikanët, të cilët do të emërojnë njerëzit e vet, në postet diplomatike dhe nuk do të merren fare me Eskobarin, veçanërisht nëse konfirmohet se ai është shkarkuar për shkak të konfliktit të interesit dhe dyshimeve për mbajtje anshmërie në bisedimet Kosovë-Serbi. Sido që të jetë, gëzon shumë fakti që përfundimisht, ndërmjetësuesit e deritashëm, pro-Serbisë, si nga ana e BE-së, ashtu edhe nga SHBA, të cilët, vazhdimisht kanë hasur në kritika të hapura, për veprime dhe vendime të njëanshme, që kanë favorizuar publikisht Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë, do të largohen, nga postet e tyre të pamerituara, që të dy.

 

Sa i takon Kosovës, me rëndësi është, që ata nuk do të jenë më në këtë procese, dhe pas largimit të dy ndërmjetësuesve nga BE dhe SHBA, edhe formati i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, bashkë me ardhjen e ndërmjetësuesve të ri, medoemos duhet të pësojë ndryshim rrënjësor, për arritjen e një marrëveshje të drejtë e të pa anshme dhe gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet të dy vendeve. Andaj megjithëse po thuhet se Eskobar gjendet para marrjes së detyrës se re në diplomacinë amerikane, kjo është tejet e komplikuar të ndodhë, nëse ai vërtetë po largohet, për shkak të konfliktit të interesit, dhe dyshimet për anshmëri ndaj Serbisë, në bisedimet Kosovë – Serbi.

 

Pas largimit nga ky proces të Mirosllav Lajçakut, nga BE, ai thuhet se do të jetë ambasador në Zvicër, kurse për ish të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor dhe Ndihmës sekretarin (proserb), për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Gabriel Escobar, pas mbështetjes së paprecedent që Eskobar dhe Hill i dhanë Vuçiqit, të vendosë qeverinë pro-serbe në krye të Malit të Zi, dhe pengesave të krijuara Kosovës, përfshi edhe kushtëzimin e Kosovës me formimin e asociacionit serb, të propozuar direkt nga vet Eskobar, për mos-pranimin e Kosovës në KiE, Serbia mund të jetë e interesuar ta ketë Eskobarin, pas Hillit, ambasador në Beograd. Gjithsesi me rëndësi për Kosovën, është fakti se ish i dërguari special për Ballkanin Perëndimor dhe Ndihmës sekretari proserb, për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Gabriel Escobar nuk do të jetë më në këtë detyrë, njoftim ky që është konfirmuar edhe nga vet Departamenti i Shtetit, me arsyetimin se ai është drejt transferimit në një rol të ri, rol të cilin, nuk besojë se do t`ia ofrojë Donald Trump, nëse ai dhe republikanët vijnë në krye të SHBA-ve. Në anën tjetër, është mjaft befasuese se sqarimet e DASH-it lidhur me largimin e Escobarit vijnë vetëm pak kohë, pasi në media pati një varg raportimesh mbi dyshimet e hedhura se Escobar po shkarkohet nga posti, për shkak se fondacioni i gruas së tij kishte marrë donacione në mënyrë indirekte nga Ministria e Jashtme e Serbisë duke paraqitur një konflikt të hapur interesi dhe krijuar dyshime për anshmërinë proserbe të Eskobarit në bisedimet Kosovë – Serbi. Madje, ani-pse Departamenti Amerikan i Shtetit i ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura në raportimet e medieve, ai ka konfirmuar transferimin e Eskobarit në "detyre tjetër" diplomatike, detyrë të cilën, mund t`ia mohojë, plotësisht, administrata e re, nëse zotëri Donald Trump vijnë serish në pushtet. Dhe përderisa ende nuk ka një emër të ri të propozuar nga DASH, në vend të Eskobarit, Bashkimi Evropian, gjasat janë reale që në vendin e Lajçak-ut ta emërojë ish presidentin slloven Borut Pahor, i cili edhe zyrtarisht e ka pranuar se është duke përgatitur propozim dokumentin që ai mendon se e dinamizon procesin e dëmtuar të dialogut, nga ndërmjetësuesit pro-serb, dhe riparon defektet të cilat i kanë përcjellë bisedimet e njëanshme, dhe rritja e mosbesimit për paanshmërinë e ndërmjetësuesve Miroslav Lajçak dhe amerikanit Gabriel Escobar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"