Ka filluar beteja e hershme politike për pushtet, kush do ta pason Kryeministrin Kurti në zgjedhjet e radhës

Ka filluar beteja e hershme politike për pushtet, kush do ta pason Kryeministrin Kurti në zgjedhjet e radhës
Ka filluar beteja e hershme politike për pushtet, kush do ta pason Kryeministrin Kurti në zgjedhjet e radhës

Agim Bajrami

  • 21 May 2024 - 22:24

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Prishtina zyrtare po planifikon që së shpejti ti mbaj zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Edhe në takimin e mbajtur të kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK Krasniqi, ndër tjera është biseduar edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe siç shprehet kryeministri Kurti, nuk është e rëndësishme, " se a do të qeverisi edhe tetë muaj deri në fund të mandatit , apo edhe tre muaj, por nëse opozita akordohet ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në verën apo vjeshtën e këtij viti.

 

Kur amerikanët thoshin bëjeni Asociacionin pa kompetenca ekzekutive këta refuzonin. Kur amerikanët me evropianët u pajtuan për ta bërë Asociacionin edhe më të disfavorshëm se që ua kërkonin në fillim këta e refuzuan. Kur nuk e caktojnë Kosovën në agjendë të votimit në KiE , këta kërkuan ta bëjnë Asociacionin por tani ata thonë se është vonë. Kjo ndodhi sikurse me Kryeministrin Haradinaj kur kërkonin përkufizimin e vijës kufitare me Malin e Zi në 2014 dhe e bëjmë liberalizimin e vizave dhe ky refuzonte. Kur e bëri ata thanë tash është vonë dhe kështu shkoj për 10 vite kot. U miratuan liberalizimin edhe u bë ajo që u kërkua në fillim. Edhe rasti i Asociacionit, do të bëhet por sigurisht do të jetë më keq se në fillim apo do të ndahet veriu sepse vinë forca tjera politike në pushtet si në.

 

Evropë dhe Amerikë dhe ata kanë qasje krejt tjetër ndaj shqiptarëve ,p.sh Trump dhe ekstremi i djathtë. Politikani i mirë i nuhat çështjet dhe e merr ajo çka është e mundshme dhe çfarë ke fuqi te bësh ndryshimin e vendimmarrjes ndërkombëtare me këtë kapacitet të dijes dhe fuqisë kombëtare që ke. Prishtina zyrtare, po planifikon që së shpejti ti mbaj zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Edhe në takimin e mbajtur të kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK Krasniqi, ndër tjera është biseduar edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare,dhe siç shprehet kryeministri Kurti,nuk është e rëndësishme," se a do të qeverisi edhe tetë muaj deri në fund të mandatit ,apo edhe tre muaj, por nëse opozita akordohet ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në verën apo vjeshtën e këtij viti ".Se koha e dimrit për daljen në votime të qytetarëve do të ishte më e vështirë për nga koha e të ftohtit,shprehet Kurti.

 

Dhe kryetari i AAK Ramush Haradinaj lidhur me zgjedhjet e parakohshme është shprehur, se ne pajtohemi vetëm nëse ,kryeministri Kurti shkarkohet, apo jep dorëheqje. Deri më tani nga LDK-ja nuk ka reagime zyrtare,përveç se më herët ky subjekt politik është deklaruar,se jemi të gatshëm qysh tani të shkojmë në zgjedhje, dhe ne garajomë për vendin e parë. Shumë kush nga komuniteti zyrtar ndërkombëtar në biseda private shprehet ,se kryeministri aktual Kurti , nuk do të duhej të jetë edhe një mandat tjetër kryeministër,dhe siç thonë ata, se gjatë qeverisjes së tij ,Kurti ka shkaktuar acarim të panevojshme dhe pa pajtueshmëri të rëndësisë fare jo relevante e shpesh të pa kuptimta për zyrat e vendimmarrjes ndërkombëtare. Tanimë PDK-ja e ka të nominuar kandidatin e saj në garë për kryeministër ,dhe lehtë mund të arrihet konsensusi i partive politike, që z.Bedri Hamza, të pason Kurtin për kryeministër. Nga disponim aktual i qytetarëve dhe partitë opozitare, mund të vlerësohej, në besimin e qytetarëve për partitë tjera jo në pushtet ,ndërsa partia LVV ka zhvillime të rënies së besimit tek votuesit e më hershëm ,dhe nga shumë arsye; se qeveria Kurti nuk e ka mbajtur entuziazmin e qytetarëve për qeverisje të drejtë,transparente, demokratike dhe sundim të ligjit. Gjatë qeverisjes Kurti , ka pasur punësime të militantëve partiak ,të punësimit mbi bazën e euforisë partiake, nepotizmit,nuk ka dominuar kultura e vetëdijes qeveritare e afrimit dhe punësimit të kuadrit profesional, dhe është dëshmua nga raportimi i medieve vendore dhe raportet e administratës shtetërore amerikane, për korrupsion të nivelit ministror të Qeveris Kurti. Nuk ka pasur zhvillim ekonomik ,ngritje të pagave ,ku të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik dhe atij privat janë në shpërpushje të madhe me nivelin e ngritjeve të çmimeve dhe inflacionit. Sipas raportimit të Qeverisë Kurti, ka ngritje të buxhetit shtetëror ,por kjo nuk sqarohet se ngritja është bërë në saj të rritjes së çmimeve të mallrave dhe inflacionit, e jo sipas investimeve ndërkombëtare dhe vendore në ekonominë e vendit apo në rritje të eksportit. Dhe pothuajse të gjitha produktet e konsumit të përgjithshëm mbulohen përmes importit. Pensionet, nuk janë rrit dhe për rrjedhojë qytetarët janë varfëruar edhe më shumë.

 

Nuk ka përmirësime në cilësi të arsimit,shëndetësisë apo drejtësisë ,dhe shërbime të përgjithshme publike. Në politikën e jashtme të marrëdhënie diplomatike, Qeveria Kurti jo vetëm që ka dështuar, por edhe miqtë e Kosovës i ka bërë kundërshtar, nga paaftësia dhe kokëfortësia e tyre. Po thuajse gjithnjë,në takimet me ndërkombëtarët, kanë përfunduar në monotoni ,duke u mbajtur ekipi qeveritar zyrtarëve ndërkombëtar, leksione të pa dobishme për asnjërën palë, apo duke krijuar kundërshti dhe konflikte fare të pa nevojshme. Kosova, në politikën e jashtme nuk ka pasur asnjë sukses ,nuk ka arrit as një njohje, përkundër, edhe shtetet që e kanë njohur i kanë ngrirë marrëdhëniet me qeverinë dhe institucionet që drejtojnë stafi i Kurtit. Madje BE-ja, ka aplikuar sanksione ndaj Kosovës. Dhe SHBA-ja, marrëdhëniet me Kosovës i ka zhvendosur në nivelin më të ultë, dhe atë në fushën ,siq quhet e menaxhimit të konfliktit të mundshëm. Sipas vlerësimeve të ekipit qeverisës të Kurtit ,Kosova ka pasur sukses në shtrirjen e funksionimit të rendit kushtetues në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë veriun e vendit. Por shumë vlerësues ndërkombëtarë, dhe vendor , sigurinë e veriut të vendit e shohin si sfidë e marrëdhënieve me aleancën veri atlantike në raport me Kosovën, dhe avancimin e të drejtave të minoritetit serb në kuadër të kornizës kushtetuese dhe marrëveshjeve të akorduara me Serbinë. Veriu i Kosovës, nga shumë njohës të mirë të marrëdhënieve ndëretnike vlerësohet, se nuk ka zgjidhje të qëndrueshme, përmes masave policore dhe mekanizmave tjera të sigurisë në rastet kur janë të mënjanuara masat politike,demokratike,ligjore dhe integruese të komunitetit pakicë serb dhe të pakicave tjera. Me sa u tha më lartë, këto janë disa nga vlerësimet për Qeverinë Kurti ,gjatë mandatit qeverisës të tij,dhe a do të duhej të qeverisë edhe me një mandat të dytë ,mbetet të shihet nga vlerësimet e qytetarëve përmes votimit të tyre. Ndërsa vlerësimi ndërkombëtar është definitivisht jo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".