Një njeri me të vërtetë i mallkuar

  • 25 May 2016 - 17:05
Një njeri me të vërtetë i mallkuar

Anëtarët e familjes i vdesin njëri pas tjetrit, e ai nuk e ka idenë pse. Kur më 6 maj i kishte vdekur gruaja gjatë lindjes së vajzës së tyre, amerikani Domingos Fraga as që kishte menduar se kjo nuk ishte tragjedia e vetme që e priste. Ata kishin vetëm një vit prejse ishin martuar. Vetëm pesë ditë pas vdekjes së gruas, i vdiq edhe vajza e sapolindur, Juliett, nga pasojat e lindjes së vështirë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të njëjtën javë, derisa përgatitej për varrosjen e gruas dhe vajzës, ai mori lajmin se i kishte vdekur edhe motra 42-vjeçare, e cila vuante nga kanceri i mitrës. Sikur kjo të mos mjaftonte, Fraga mori lajmin se i kishte vdekur edhe gjyshja 91-vjeçare, e cila kishte vdekur nga pika në tru. Kjo ndodhi dy ditë para varrimit të motrës së tij. Miku i tij, Tiago Pereira, filloi kampanjën për mbledhjen e parave për t’i ndihmuar Domingosit, me anë të shërbimit “GoFundMe”.

"Ai ballafaqohet me një barrë të madhe emocionale, por përkundër kësaj, ka edhe harxhime të tjera të llojllojshme, të cilat i duhet menjëherë që t’i paguajë. Ai kurrë nuk do ta shtrinte dorën për të kërkuar, por unë e di se ai ka nevojë. Nuk mundja ta shikoja, pa ndërmarrë asgjë”, thotë ai. Deri më tani janë mbledhur më shumë se 50.000 dollarë.

(Kosova Sot)