Metodat e vetëmbrojtjes me magji të bardhë dhe të zezë

  • 30 May 2016 - 20:26
Metodat e vetëmbrojtjes me magji të bardhë dhe të zezë

Arti i magjisë ekziston qysh nga lashtësia dhe njerëzit janë detyruar të vijnë me metoda të ndryshme, për t'u mbrojtur nga ligësitë e magjistarëve dashakëqij, raporotn Gazeta Kosova Sot
 
Tash e një kohë të gjatë njerëzit flasin për dy lloje magjish: Magjia e bardhë dhe magjia e zezë, e shpeshherë debati shkon deri në pikën kur vihet në dyshim ekzistenca e tyre. Gjithsesi, ekzistojnë definicione të ndryshme sa i përket magjisë së bardhë dhe të zezë, mirëpo shumica e njerëzve pajtohen që magjia e zezë mund t'u shkaktojë dëm të tjerëve, ndërsa magjia e bardhë është shumë e drejtpërdrejtë dhe nuk i bën dëm askujt.
 Mbrojtja me magji të bardhë Metodat e vetëmbrojtjes me magji të bardhë përfshijnë yshtjet, lutjet dhe përdorimin e tymit të yshtur, vajrave të bekuar dhe ujit të shenjtë. Përdorimi i hajmalive, talismanëve dhe meditimi në përgjithësi, janë metoda që zakonisht përdoren në shkallët më të larta të përdorimit të magjisë së bardhë. Nëse jeni sulmuar fizikisht mund të ndërmerrni hapa për mbrojtjen e energjisë nga sulmet eventuale. Vendosja e një spangoje të kuqe nën pjesën e belit, në kyçin e dorës ose në qafë është një metodë e mbrojtjes me magji të bardhë nga sulmet e qëllimshme dhe syri i keq, që nuk është gjithmonë i qëllimshëm. Nëse keni probleme me ndodhitë e pazakonta dhe të çuditshme brenda shtëpisë suaj, atëherë mund të fillonit të recitoni lutje të ndryshme në secilën dhomë të shtëpisë, ose edhe t'i spërkatni dhomat me vaj e ujë të shenjtë. Këto janë metoda të thjeshta të magjisë së bardhë, që mund të bëhen nga çdokush. Gjithsesi, metodat e magjisë së bardhë mund të përdoren vetëm si një lloj shtrese për mbrojtje fillestare nga sulmet e tilla, mirëpo, nëse keni rënë viktimë e sulmeve nga ndonjë praktikues/e e magjisë së zezë, atëherë ju duhen metoda më të avancuara.
 shumë njerëz udhëto

E, kur metodat e vetëmbrojtjes me magji të bardhë dalin të jenë të pamjaftueshme, atëherë mund të filloni me përdorimin e metodave të vetëmbrojtjes me magji të zezë. Për dallim nga magjia e bardhë, magjia e zezë nuk merret shumë me etikën, ligjshmërinë ose pasojat shpirtërore. Praktikuesit e magjisë së zezë përdorin teknika agresive në vetëmbrojtje. Ata zakonisht kujdesen që magjia e tyre të bëhet më e vështirë për t'u vërejtur, andaj edhe veprojnë fshehurazi dhe lexojnë formula magjike për t'i hutuar armiqtë. Santa Muerte është një shembull i shpirtit të fuqishëm, që është përdorur për rrëzimin e armiqve, mirëpo magjistarët tradicionalë përdorin një shumëllojshmëri shpirtrash agresivë, disa prej të cilëve janë shumë të vjetër. Një person që merret me magji të zezë, e që ka nevojë për mbrojtje serioze, angazhon një armatë të tërë të shpirtrave të tillë, ku secili ka një detyrë të caktuar. Është e rëndësishme që të gjithë njerëzit, të cilët mundohen të mbrohen nga magjia e zezë, të mos shfaqin asnjë lloj simpatie për shpirtrat e ligë. Ata madje duhet të tregohen të pamëshirshëm në raport me këta shpirtra dhe asnjëherë nuk duhet lejuar hapësira për keqardhje. Pra, përkundër faktit që magjia e bardhë është si një lloj manteli bazë për t'u mbrojtur, mentaliteti i atyre që e aplikojnë këtë magji, e që thonë se "nuk duhet t'i bëhet dëm askujt" shpeshherë e bën magjinë e bardhë të pamjaftueshme për rastet serioze, sepse nganjëherë është e nevojshme t'i shkaktohet dëm dikujt, për ta parandaluar një dëm më të madh. 
 

(Kosova Sot)