Cilat grupe të njerëzve sulmohen nga fantazmat?

  • 26 June 2016 - 21:42
Cilat grupe të njerëzve sulmohen nga fantazmat?

Secili njeri është viktimë potenciale e fantazmave, megjithatë nëse bëni pjesë në ndonjërin prej grupeve të mëposhtme jeni më të rrezikuar, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Fenomeni i pushtimit nga fantazmat dhe djajtë është një fenomen aq i përhapur saqë nuk mund të injorohet. Kjo pasi që shumë njerëz pretendojnë, që janë pushtuar nga djajtë, sulmuar nga fantazmat ose të paktën kanë dëgjuar për dikë, që ka qenë viktimë e fenomeneve të tilla.

Pse fantazmat i sulmojnë njerëz?

1. Njëra nga arsyet kryesore pse një njeri mund të sulmohet nga një fantazmë është për shkak të një problemi të pazgjidhur në mes të fantazmës dhe atij personi: Nëse fantazma është e pakënaqur me personin, ai mund të bjerë pre hakmarrjes.

2. Një tjetër arsye është kur fantazma mundohet që t'i përmbushë dëshirat e veta, nëpërmjet trupit të njeriut. Në rastet e tilla, zakonisht sulmohen njerëzit, të cilët kanë dëshira e tipare të ngjashme me fantazmat, pasi që në këtë mënyrë ato mund të përmbushen më lehtë.

3. Nëse një person e ofendon, me ose pa qëllim, fantazmën. Për shembull, urinimi në një pemë, në të cilën qëndron fantazma.

4. Nëse një person viziton një vend të pushtuar nga fantazmat, ai/ajo rrezikon që të pushtohet nga to.

Kush i ka gjasat më të mëdha që të bie viktimë e sulmit nga fantazmat?

Fantazmat e kanë më të lehtë t'i pushtojnë ose sulmojnë këto grupe njerëzish: Njerëzit me sëmundje fizike Sëmundjet fizike ndikojnë në dobësimin e trupit të njeriut dhe si rrjedhojë krijohen kushtet për sulm potencial nga fantazmat. Trupi i njeriut, në rast të sëmundjes, përjeton ngritje në nivelin e komponentit të njohur si Tama, ndërsa komponenti i njohur si Satva pëson rënie. Është pikërisht dominimi i Satvës ai që siguron mbrojtje nga fantazmat, andaj kur niveli i këtij komponenti është më i ulët, gjasat për t'u pushtuar nga fantazmat rriten automatikisht.

Njerëzit emocionalë

Këta persona janë pre e lehtë për fantazmat. Zemërimi, urrejtja dhe mungesa e stabilitetit emocional janë sikur plagë të mendjes. E, fantazmat i shfrytëzojnë këto mangësi, për t'u futur drejtpërsë- drejti në brendësi të tyre, për t'i kontrolluar. Zakonisht, kur fantazmat futen në trupin e njerëzve, të cilët nuk janë emocionalisht stabil, bëjnë që personi, edhe ashtu emocional, të bëhet edhe më shumë emocional. Kjo gjë e dobë- son edhe më shumë mendjen e personit të pushtuar, duke e mundësuar kështu pushtimin e mëtejmë.

(Kosova Sot)