Filmi i ri dokumentar sjell si dëshmi trupin e një alieni

  • 30 June 2016 - 08:21
Filmi i ri dokumentar sjell si dëshmi trupin e një alieni

Këtë muaj pritet që të shfaqet për herë të parë një film dokumentar, i cili pretendon se ka gjetur dëshmi të pamohueshme për ekzistimin e alienëve. Ata kanë thënë se posedojnë trupin e një "humanoidi me origjinë të paspecifikuar", gjë që d.m.th. të një alieni,raporton Gazeta Kosova Sot

Me titull "Sirius", ky film paraqet përpjekjet e regjisorit Amardeep Kaleka për të na treguar diçka rreth teknologjisë së alienëve. "Ky me të vërtetë është rrëfimi më i mrekullueshëm, që nuk është thënë asnjëherë", thotë Dr. Steven Greer në një intervistë për shtyp. Filmi pretendon të zbulojë sekrete të pathëna për dekada të tëra, në lidhje me teknologjinë e alienëve. 

(Kosova Sot)