Gjenden piramida antike edhe në Havai?

  • 30 June 2016 - 14:55
Gjenden piramida antike edhe në Havai?

Prejse është bota me njerëz, ka pasur të tillë që kanë pretenduar se jemi duke jetuar në “ditët e fundit”, respektivisht se kiameti është afër, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Kjo nuk d.m.th. se një ditë nuk do të vijë fundi i botës, por a thua ai është aq afër, sa që thonë disa portale dhe medie të tjera?, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sido që të jetë, zbulimi i piramidave gjithandej botës, së fundmi edhe në, paramendoni, Havai, nuk është shenjë e mirë. mbështetësit e teorive të konspiracionit thonë se, pak para fundit të botës, do të zbulohen të gjitha sekretet që i mban toka, duke përfshirë edhe piramidat, për të cilat thuhet se, te fundi i botës, do të transmetojnë një energji shkatërrimtare, e cila edhe do t’i japë fund botës tonë. A do të jetë me të vërtetë kështu?

(Kosova Sot)