Tregime të frikshme nga Gadishulli Ballkanik

  • 05 July 2016 - 10:55
Tregime të frikshme nga Gadishulli Ballkanik

Këto janë disa nga ngjarjet më të frikshme që kanë ngjarë në Gadishullin Ballkanik, të cilat do t’jua fusin frikën në palcë

Dora përbrenda murit

Një dorë ‘nga ferri’ kishte filluar të shfaqej çdo natë në murin e dhomës së fjetjes së një apartamenti të vogël, duke e shqetësuar tej mase pronarin e tij. Djaloshi i ri, që jetonte i vetëm në atë apartament, nuk mund të flinte nga frika kur e shihte ose e paramendonte dorën që e kishte parë në murin e dhomës së tij. Megjithatë, ngjarja kishte eskaluar kur pronari i shtëpisë, që edhe studionte edhe punonte, kishte vendosur ta blinte një qen për t’i ndihmuar në trajtimin e situatës. Ky vendim kishte rezultuar të jetë më i gabuari në jetën e tij, pasi, të nesërmen në mëngjes ai ishte gjendur i varur në dhomën e tij. Qeni ishte masakruar dhe zorrët e tij ishin përdorur për varjen e pronarit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

Mallkimi i gruas  

Një natë, një kalimtar kishte dëgjuar tri gra teksa flisnin për një foshnje mashkull, që sapo kishte ardhur në jetë. Gruaja e parë kishte uruar që djaloshi të jetonte me mirësi e lumturi, gruaja e dytë i kishte uruar dashuri dhe bukuri, ndërsa e treta ishte lutur që djaloshi të jetonte vetëm nëntëmbëdhjetë vjet. Ajo madje kishte shkuar në detaje, duke uruar që ai ta gjente një vajzë të bukur, të dashurohej në të dhe në ditën e martesës të binte në bunarin e tharë dhe të vdiste. Kalimtari, i cili kishte dëgjuar për mitin e tri fateve dhe duke e ditur që legjenda thoshte që uratat ose mallkimet e njërës prej të tri femrave do të realizoheshin doemos, kishte vendosur ta shkatërronte bunarin. Ai kishte thyer çdo tullë në bunar, e kishte mbushur me dhe bunarin dhe kishte vendosur edhe beton në pjesën e sipërme. Megjithatë, nëntëmbëdhjetë vjet më vonë e kishte gjetur veten duke e shikuar trupin e pajetë të dhëndrit të ri në bunarin të cilin me dije e kishte shkatërruar.

Image

 

Magjia e zezë  

Ky tregim ka të bëjë me manipulimin e energjisë nëpërmjet objekteve. Për shembull, kur njerëzit duan t’i shkaktojnë dëm dikujt, të martohen me dikë ose edhe të shkaktojnë armiqësi familjare, ata shkojnë tek njerëzit të cilët e dinë se si të veprojnë në këto raste. Ky është një lloj kulti që praktikohet në disa vende të Ballkanit, nëpërmjet të cilit njerëzit rrezikojnë shumë për ta arritur atë që duan.

Më shqetësueset janë mjetet të cilat përdoren në këto rituale. Ndër rastet më të shpeshta kemi përdorimin e ujit me të cilin pastrohen kufomat. Ky ujë përdoret për të nxitur konflikt mes dy personazh a familjesh. Njerëzit i vendosin qimet e flokëve ose copëzat e rrobave të të vdekurve në rrobat e të gjallëve, me qëllim për t’iu shkaktuar dëme në jetë dhe për t’iu sjellë fatkeqësi. Këto, në fakt, janë vetëm disa nga format e magjisë së zezë që praktikohet në Ballkan dhe jo vetëm.

Image

 

Vallëzimi i zanave

Zanat janë figura mitologjike, të cilat kanë gjetur hapësirë të madhe në tregimet antike nga Gadishulli Ballkanik. Zanat janë krijesa të bukura, zakonisht shtatshkurtra, që në asnjë mënyrë nuk bën të ngacmohen. Në mesin e shumë tregimeve me zana është edhe legjenda urbane për njeriun që i kishte shqetësuar ato gjatë vallëzimit.

Image

 

Tre burra kishin shkuar për të prerë dru në pyll dhe meqë i kishte zënë nata, kishin vendosur të flinin. Njëri prej tyre ishte zgjuar në mes të natës dhe kishte parë dy shokët e tij që po futeshin në thellësi të pyllit dhe kërkonin që ai t’iu ndihmonte për ta prerë një dru të madh. Ndonëse i çuditur me faktin që ata ishin zgjuar në pikë të natës, ai kishte vendosur t’i ndiqte deri në momentin kur kishte mbërritur në një vend të largët dhe ishte ndalur nga një dorë e fuqishme. Me t’u kthyer prapa ai kishte parë që njëri nga shokët e tij e kishte ndalur dhe se deri në atë moment ai kishte qenë duke i ndjekur zanat, të cilat ishin zemëruar pasi që ai ua kishte penguar vallëzimin duke u shtrirë në vendin e tyre të preferuar. 

(Kosova Sot)