Enigma në Kamboxhia

  • 27 July 2016 - 10:35
Enigma në Kamboxhia

Angkor Vat është një kompleks i tempujve në Kamboxhia. Mbetjet e tyre janë vetëm një pjesë e vogël e civilizimit të madh urban Angkor, gjatë mbretërisë së kmerëve. Kur shikohet nga largësia, kompleksi ngjan me një pamje simbolike të gjithësisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Arkitektura e këtyre ndërtesave është e mrekullueshme, me qasje të gjera, me dhoma dhe varreza. Dihet se ky qytet kishte lulëzuar gjatë mesjetës, nga viti 1000 deri në vitin 1200 e supozohet se aty kishin jetuar deri në 1 milion banorë. Por, nuk dihet se çka u bë me ta. Supozimet janë të llojllojshme, duke filluar nga katastrofat natyrore, e deri te luftërat, por për këto supozime nuk ka kurrfarë dëshmish. Një pjesë e madhe e këtij qyteti tani është e mbuluar nga xhungla.

Edhe pse ky qytet antik paraqet mrekulli arkitektonike, një mister më i madh ka të bëjë me zhdukjen e pagjumë të tyre. Ky me gjasë ishte qyteti më i madh i asaj kohe në botë. 

(Kosova Sot)