Zbulohet misteri i ujit nën piramidën antike

  • 28 July 2016 - 08:30
Zbulohet misteri i ujit nën piramidën antike

Piramida, që gjendet në hapësirën e rrënojave të fisit Maja në Meksikë, e që njihet si Tempulli i Gdhendjeve, është e famshme për gurin e gdhendur të Sarkofagut, në të cilin është varrosur sundimtari Pakal. Pamja e Pakalit në varr tek shumëkush e ka lënë përshtypjen që ai e ka kontrollin e një anije kozmike, që nxjerr flakë nga vetja.,raporton Gazeta Kosova Sot

Arkeologët, të cilët kanë filluar gërmimet në këtë hapësirë, kanë gjetur tunel nëntokësor të ujit dhe disa shenja të tjera që tregojnë se Pakal-i mund të ketë udhëtuar duke shfrytëzuar këto hapësira, mirëpo nuk ka indikacione që ai ka fluturuar me fluturaken, pranë të cilës shihet në pamjen e gdhendur në gurin e varrit.

Pedro Sanchez Nava, drejtor i arkeologjisë në Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë, mendon që uji simbolizon "vendin ku fillon dhe përfundon cikli i jetës". Arkeologët besojnë që kjo ka qenë arsyeja pse piramida është ndërtuar mbi një burim nëntokësor të ujit. 

(Kosova Sot)