Zbulohet një fenomen i çuditshëm rrezatimi mes yjeve xhuxhë

  • 29 July 2016 - 09:21
Zbulohet një fenomen i çuditshëm rrezatimi mes yjeve xhuxhë

Hulumtuesit, tash e një kohë të gjatë, kanë qenë në dijeni të ekzistencës së sistemit të yjeve ‘AR Scorpio’, megjithatë, vetëm së fundmi e kanë kuptuar që është një tip i ri i yllit binar. Sistemi është i përbërë nga një yll i bardhë xhuxh, që rrotullohet me shpejtësi të madhe, duke i dërguar elektronet e rrezatimit në një yll tjetër shoqërues: një yll xhuxh të kuq. E, ky proces i hedhjes së elektroneve bën që të krijohet një lloj shkëlqimi i shndritshëm çdo 1.97 minuta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në maj të vitit 2015 një grup astronomësh amatorë nga Gjermania, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar ishin përqendruar në një yll që kishte veti tjera nga ato që i kishin vërejtur më herët astronomët. Tani, më në fund, duket se ata kanë arritur që ta zbulojnë natyrën e vërtetë të sistemit, punë në të cilën kanë qenë të angazhuar tash e disa vjet. 

(Kosova Sot)