“Më dëgjoni tani?”, sinjali i fortë nga hapësira ngre alarmin për UFO

  • 30 August 2016 - 14:25
“Më dëgjoni tani?”, sinjali i fortë nga hapësira ngre alarmin për UFO

Komuniteti i astronomëve dhe shkencëtarët të cilët “skanojnë” qiellin më teleskopë në përpjekje për të gjetur gjurmë të jetës jashtëtokësore kanë ngritur alarmin për një “sinjal të fortë” të zbuluar thellë në hapësirë, që mund të vijë nga një qytetërim i huaj.

Mesazhi duket se ka ardhur nga një yll i quajtur “HD164595”, në konstelacionin Hercules,  thotë “CNN”.

Shkencëtarët saktësojnë se ylli është 95 vite dritë larg dhe pothuajse në të njëjtën madhësi me yllin tonë.

“Sinjali nga HD 164595 është intrigues, sepse vjen nga një yll dielli dhe nuk është artificial pasi forca e tij ishte mjaft e madhe, kështu që ajo është bërë në mënyrë të qartë nga një qytetërim me aftësi përtej atyre tonave”, astronomi Douglas Vakoch, President i “International”, që zhvillon kërkime për jetën përtej Tokës, tha për “CNN”

Për më tepër, ylli ka të paktën një planet i cilë është afërsisht në madhësinë e Neptunit dhe ka një cikël vjetor prej 40-ditësh.

(Kosova Sot)