A është Qeveria ruse duke e fshehur një racë të alienëve?

  • 30 August 2016 - 19:36
A është Qeveria ruse duke e fshehur një racë të alienëve?

F enomenet me alienë, që ndodhin nën ujë, nuk janë të reja për nëndetëset ruse, meqë ato janë ballafaquar me to që nga ditët e BRSS-së. Por, dosjet e tilla ende nuk janë bërë publike. Sidoqoftë, kanë "rrjedhur" disa informata rreth takimeve me krijesat nënujore dhe me objektet tepër të mëdha, raporton Gazeta Kosova Sot

Kërkuesit Paul Stonehill dhe Philip Mantle kanë folur rreth një konflikti sekret në librin e tyre të ri. Ata besojnë se qeveria ruse ka penguar të gjithë dëshmitarët që të flasin rreth të së vërtetës nënujore. Në atë libër flitet për krijesa misterioze nënujore dhe për nëndetëse po aq sekrete. Thuhet se krijesat e tilla, që ishin humanoide për nga pamja, kishin kostume të hirta.

Disa prej analistëve thonë se mund të bëhet fjalë edhe për pjesëtarët e civilizimit të zhdukur të Atlantidës. E vërteta, sikur çdo herë, me gjasë qëndron diku në mes. 

(Kosova Sot)