Shkrirja e akullnajave zbulon bazën e fshehtë bërthamore amerikane në Greenland

  • 28 September 2016 - 16:56
Shkrirja e akullnajave zbulon bazën e fshehtë bërthamore amerikane në Greenland

Një bazë e fshehtë bërthamore amerikane e braktisur ka të ngjarë të zbulohet nga shkrirja e akullnajave në ishullin e Greenland-ës, territor danez mes Atlantikut të Veriut dhe Oqeanit Arktik  për shkak të ngrohjes globale, paralajmërojnë ekspertët.

Mbetjet toksike pritet të rrjedhin në det nëse akulli vazhdon të shkrihet përreth Cam Century, një strukturë kërkimore e ngritur nga ushtria amerikane në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitin 1967.

Projekti “Iceworm” që kishte për qëllim ndezjen e raketave bërthamore përmes tuneleve të akullit në vendet e Bashkimit Sovjetik.

Sipas Guardian, ushtria amerikane kishte një plan sekret për të ndërtuar një rrjet të gjerë tunelesh, ku do të strehoheshin 600 raketa të afta për të sulmuar Moskën.

Por projekti “Iceworm” u braktis për shkak të paqëndrueshmërisë së akullit dhe Camp Century u mbyll, por rreth 9.200 ton mbetje kimike mendohen të jenë nën akull ende sot.

Hulumtuesit thonë se bifenilet e polikloruara(PCB) që shkaktojnë kancer tek njerëzit mund të rrjedhin në ujë.

Mbetjet janë të varrosura 35 metra nën akull, por një studim i revistës “Geophysical Research Letters” thotë se ngrohja globale mund të shkaktojë shkrirjen e plotë të akullit brenda 45 viteve.

(Kosova Sot)