Zbulohen mbetjet e një specieje të zhdukur njerëzore

  • 01 December 2016 - 21:05
Zbulohen mbetjet e një specieje të zhdukur njerëzore

Mbetjet e specieve tanimë të zhdukura të njerëzve janë gjetur në ADN-në e njerëzve të tanishëm melanezianë. Kur e analizojmë ADN-në tonë, ka mundësi që aty të gjejmë dëshmi të paraardhësve tanë - informata gjenetike të cilat janë bartur nga një kohë kur mbi fytyrë të dheut kanë ecur specie të tjera të njerëzve. Për shembull, evropianët kanë gjurmë të dukshme të ADN-së së neandertalëve, derisa njerëzit nga Azia kanë mbetje të ADN-së nga denisovanët, një specie tjetër njerëzore, e zhdukur me mijëra vjet më parë. shkencëtarët kanë mbetur të mahnitur kur kanë parë se njerëzit banorë të Melanezisë, një regjioni në Paqësorin Perëndimor, kanë një përqindje tepër të ultë të ADN-së së denisovanëve, gjë që dmth se ata kanë fragmente të ADN-së nga një specie e tretë, e panjohur, e homicidëve,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)