Mesazhe të çuditshme vijnë nga yjet - Planeti X - Kosova Sot
Mesazhe tė ēuditshme vijnė nga yjet

Mesazhe tė ēuditshme vijnė nga yjet

Pretendimet e jashtëzakonshme, kërkojnë dëshmi të jashtëzakonshme dhe duket se ekspertët përfundimisht kanë zbuluar gjallesa të përparuara në univers, jashtë Toke, pra. Një studim i ri indikon praninë e sinjaleve anomale në 234 nga gjithsej 2.5 milionë yje, të cilët janë vëzhguar gjatë një studimi të universit. Shkencëtarët kanë ndeshur sinjale me origjinë nga yje të caktuara, për të cilat mendojnë se mund t'iu atribuohen civilizimeve të përparuara aliene, të përhapura gjithandej gjithësisë. Këto sinjale mund të jenë tentim i atyre civilizimeve që të vijnë në kontakt me civilizime të tjera,transmeton gazeta Kosova Sot.

Mu atë që tentojmë ta bëjmë edhe ne, apo jo? Por, ka edhe shkencëtarë të tjerët, të cilët janë më skeptikë dhe të cilët thonë se duhet pritur ende, para se të mund të thuhet me siguri se sinjalet e tilla vijnë nga krijesa inteligjente. 

(Kosova Sot)

16 orë e 28 minuta më parë