Çka thonë tekstet antike?

  • 16 April 2017 - 20:16
Çka thonë tekstet antike?

Disa tekste antike, të cilat janë zbuluar tash vonë, tregojnë se Toka ishte sunduar për 241,000 vjet nga tetë mbretër të cilët kishin zbritur nga qielli. Të zbuluara përgjatë viteve nga shkencëtarët, në pjesë të ndryshme të Mesopotamisë antike, këto kopje, të cilat besohet se i takojnë një dorëshkrimi të vetëm, japin detaje sesi, në një të kaluar të largët, planeti ynë ishte sunduar nga tetë mbretër misteriozë, për një kohë të përgjithshme prej 241,000 vitesh, trasmeton gazeta Kosova Sot

Në dokumente thuhet se, këta mbretër, në fakt, kishin zbritur nga qielli. Shkencëtarët na thonë se koha e gjatë e sundimit, me gjasë ka të bëjë me dinasti të tëra, e jo vetëm me një mbret. Por, mbështetësit e idesë së ekzistimit të UFO-ve nuk kanë dilemë se këto janë fakte për ekzistimin e alienëve.

(Kosova Sot)