Familja e mallkuar - Planeti X - Kosova Sot
Familja e mallkuar

Familja e mallkuar

Familja Brandhauser nga Sllovakia e mesme është e mallkuar. Këtë e pohojnë shumë banorë të këtij qyteti,transmeton gazeta Kosova Sot.

 Rrëfimet për lidhjen me djallin u përhapën me shpejtësi të rrufesë. Çka është e vërtetë në tërë këtë? Mallkimi i familjes Brandhauser fillon që në shekullin XIX. Atëherë, gjoja, njëri nga anëtarët e kësaj familjeje kishte bërë pakt me djallin. Nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes dhe, për këtë shkak, me shekuj të tërë djalli ua rikujton borxhin pasardhësve të tij. Anëtari i kësaj familjeje, Carlo Brandhauser, tregon atë që i kishte treguar i ati. "Mendoj se im at nuk e merrte këtë seriozisht dhe ma tregonte vetëm si kuriozitet", thotë ai dhe shton: "Jo, nuk më kujtohet që gjatë fëmijërisë sime, të ketë ndodhur ndonjë gjë e çuditshme në familje".

Fillimi i maltretimit

Përkundër kësaj, Carlo Brandhauser, anëtari më i vjetër i kësaj familjeje, në ditën e ditëlindjes së tij, mori një porosi nga djalli. Porosia ishte shkruar me ngjyrë të kuqe (më vonë u konstatua se ajo ishte shkruar me gjak) dhe përmbante këto fjalë në gjuhën latine: "Realizoje marrëveshjen tënde me djallin". Porosia ishte shkruar në një letër të bërë rrotull, e të futur në një çantë, të ngjashme me thundrën e djallit. Në fillim Carlo kishte menduar se dikush ishte duke bërë shaka me të. Kjo "shaka e pakripë" sikur kishte rënë në harresë, por dy javë më vonë, në ditën e ditëlindjes së saj, porosinë e njëjtë e kishte marrë edhe vajza e tij 55 vjeçe, Maria, e më pas, po ashtu për ditëlindje edhe vajza tjetër, 36 vjeçja Anna. Kjo gjë u bë serioze dhe, mbi të gjithash, shqetësuese. Askush nga familja nuk kishte armiq kushedi sa seriozë. Në fakt, familja Brandhauser ishte goxha e respektuar në qytet. Kur kishin eliminuar të gjithë dërguesit potencialë të këtyre letrave, familjarët kishin filluar me studimin e së kaluarës së tyre.

Ditari i stërgjyshit

Ata kishin gjetur ditarin e Cornelius Brandhauserit, paraardhësit të tyre. Ditari ishte i verdhë dhe disa faqe të tij ishin të dëmtuara keq. Pas kërkimeve, ata kishin gjetur atë që iu interesonte: "Sot kam nënshkruar kontratën, e cila do ta përcaktojë fatin e sojit të Brandhauserëve gjatë shekujve të ardhshëm. Shpresoj që pasardhësit e mi, e edhe pasardhësit e tyre, t'ia dinë vleftën kësaj marrëveshjeje". Kjo pjesë zbulon se Cornelius Brandhauser ka mundur që me dikë të pasur dhe të fuqishëm, ta nënshkruante ndonjë kontratë të veçantë, meqë ai ishte tepër i përpiktë në përshkrimin e veprimeve të tij afariste. Vetëm këtu nuk ka detaje. Carlo Brandhauser shton: "Cornelius, gjyshi im, vdiq kur unë kisha vetëm nëntë vjet, kështu që nuk pata rastin ta njihja më mirë. Por, më kujtohet një herë kur ai më kishte futur në dhomën e tij. Aty më kishte treguar ca horoskopë, një sferë të kristaltë për fall, si dhe rekuizita të tjera okulte. Si fëmijë që isha, ato gjëra për mua ishin interesante, edhe pse nuk e dija saktësisht për çka shërbenin. Nuk i kuptoja as disa tregime të cilat ai mi tregonte. Ato ishin të frikshme, por interesante". Familja Brandhauser pret si do të zhvillohen gjërat..

(Kosova Sot)

9 orë e 8 minuta më parë