Njerëzit do të jetojnë përjetë

  • 17 January 2017 - 13:30
Njerëzit do të jetojnë përjetë

Truri funksionon si një bord kompleks qarqesh dhe së shpejti ai do të mund të rikrijohet në kompjuter. Njerëzit do të jenë në gjendje që ta shkarkojnë trurin e tyre në kompjuter dhe, kështu, të jetojnë përjetë brenda kompjuterit, thotë një shkencëtare nga Kembrixhi. Dr. Hannah Critchlow thotë se kur të jetë e mundur që të krijohet kompjuteri, i cili do të rikrijonte 100 trilionë lidhjet që ekzistojnë në tru, atëherë do të jetë e mundur që truri ynë të ekzistojë në programe, transmeton gazeta Kosova Sot.

Dr. Critchlow thotë se, edhe pse truri është tepër i komplikuar, ai funksionon si një qark i madh dhe shkencëtarët kanë filluar ta kuptojnë funksionin e çdo pjese të trurit. E pyetur se a do të jetë një ditë e mundur që të daulodohej vetëdija në një kompjuter, ajo tha se me kushtin e lartpërmendur po. Përndryshe, ajo demantoi bindjen se njerëzit shfrytëzojnë vetëm 10% të trurit të tyre. 

(Kosova Sot)