Foshnja 1 vjeç me pubertet si për 12 vjeç

  • 23 January 2017 - 13:27
Foshnja 1 vjeç me pubertet si për 12 vjeç

Një djalë një vjeç, është diagnostikuar me një sindromë të rrallë hormonale, për shkak se  ka zhvilluar dëshirë seksuale.

Foshnja nga Dehli, në Indi, vuan nga një disfunksionim hormonal të njohur si “pubertet i parakohshëm”

Mjekët zbuluan për sindromën e tij pasi familja vuri re se djali kishte qime në fytyrë e zona intime, si dhe nga përmasat e mëdha të penisit të tij.Ai gjithashtu shfaqte zhvillimin e trurit të një adoleshenti 12 vjeç.

Mamaja e djalit, Shabnam Praveen, tha se në fillim vuri re se ai ishte shumë më i gjatë se fëmijët e tjerë të moshës së tij, para se të shqetësohej vërtet për gjendjen e tij.

“Ne menduam se ishte thjesht një bebe e madhe por më vonë të gjithë kuptuan se rritja e tij nuk mund të ishte normale,” -shprehet ajo për Deccan Chronicle.

Puberteti i parakohshëm te fëmijët 1 vjeç prek një në 100 mijë , dhe nga fëmijët në moshën 8 deri në 10 vjeç një në 10 mijë, shkruan standard.al.  Sindroma ndalon zhvillimin pas disa vitesh të fëmijës dhe bën që ata të qëndrojnë 1 metra të gjatë.

(Kosova Sot)

Image
Image