Shkencëtarët zbulojnë një kontinent të ri - Planeti X - Kosova Sot
Shkencėtarėt zbulojnė njė kontinent tė ri

Shkencėtarėt zbulojnė njė kontinent tė ri

Shkencëtarët kanë identifikuar një kontinent të ri dhe e kanë emëruar Zealandia.

Në një artikull të publikuar, ekipi prej 11 gjeologëve kanë propozuar që regjioni i Oqeanit Paqësor që gjendet në lindje të Australisë mes Zelandës së Re dhe Caledonias së Re, të konsiderohet kontinent.

Gjeografikisht janë të njohura vetëm gjashtë kontinente: Afrika, Antarktiku, Australia, Euroazia, Amerika Veriore dhe Amerika Jugore. Euroasia është tokë që përfshinë Europën dhe Azinë.

Me 4.9 milionë metra katrorë, Zealandia mund të jetë kontinenti më i vogël i Tokës. Shkencëtarët kanë shkurar se 94 për qind e kontinentit është nën ujë.

Në publikimin me titull: “Zealandia: Kontinenti i fshehur i Tokës”, gjeologët kanë argumentuar se Zealandia ka atributet e nevojshme që të konsiderohet kontinent. Këto atribute përfshijnë: Lartësinë relative me regjionin, tre llojet e gurëve: atë vullkanik, metamorfik, dhe sedimentar.

(Kosova Sot)

5 orë e 12 minuta më parë