"Alienët e dinë ku të na gjejnë"

  • 21 February 2017 - 10:10

Ish-astronauti thotë se alienët mund t'iu bien në gjurmë njerëzve, duke u bazuar në ndryshimet e atmosferës së Tokës. Emri i astronautit është John Grunsfeld. Ai shton se një teleskop i madh, 20 vjet të dritës larg, mund të na detektojë neve,transmeton gazeta Kosova Sot.

Në anën tjetër, NASA ka deklaruar se, brenda 20 vjetësh, mund të gjejmë dëshmi rreth ekzistimit të alienëve. Përkundër kësaj, gjasat që jeta në planetët e tjerë të jetë e ngjashme me atë në Tokë, janë të vogla. Nëse ekzistojnë forma inteligjente jashtëtokësore të jetës, ata tanimë e dinë se ekzistojmë ne. Ky është mendimi i ish-astronautit John Grunsfeld. Zyrtari i NASA-s, Jeffery Newmark, ka thënë se zbulimi i alienëve është vetëm çështje kohe, mirëpo ka shtuar se nuk e ka fjalën për "të gjelbrit e vegjël", por për mikrobet. 

(Kosova Sot)