Sekreti i fatit të mirë dhe fatit të keq

  • 23 February 2017 - 20:48
Sekreti i fatit të mirë dhe fatit të keq

Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë në fat. Ju mund të mos jeni pjesë e asaj shumice, derisa t’ju ndodhë diçka që nuk mund të shpjegohet ndryshe...raporton Gazeta Kosova Sot

Neve na pëlqen që të mendojmë se jemi të zotët e fatit tonë. Por, çka duam të themi se kjo “ishte e shkruar” të ndodhte kështu, apo “këtë fat e paskam pasur”? Fati mund të na bëjë të ndihemi të viktimizuar. Përpos fatit të mirë dhe fatit të keq, çka na bën neve të mendojmë se diçka “ishte e shkruar” të ndodhte? Nëse çdo gjë në jetën tonë është e paracaktuar, atëherë pse të mundohemi? Nuk ka asgjë më mahnitëse, sesa kur dëgjon se dikush ka fituar në lotari plot gjashtë herë. Si e ka merituar ai këtë fat? 

Aspekti kohor ka rëndësinë më të madhe Pyetja në lidhje me fatin, në fakt ka të bëjë me atë se kush, apo çka na e cakton atë. Zoti, vetë ne, apo ndonjë mekanizëm tjetër, i cili përbëhet nga shumë faktorë? Të qenit në vendin e duhur, në kohën e duhur – kjo është gjithç- ka. A mund të rregullohet kjo? Ne do të donim të mendonim ashtu. Fati na bën që të zhytemi më thellë në esencën tonë emocionale, ku frika dhe dëshira bëjnë një luftë të përgjakshme. Ekzistojnë tepër shumë libra të cilat ju premtojnë se, nëse e bëni gjënë e duhur, p.sh. nëse e imagjinojmë një të ardhme të bukur dhe të bollshme, atëherë ajo do të vijë te ne. Problemi gjithmonë ka qenë çka të thuhet kur kjo nuk ndodh? Për shkak se e vërteta është se njerëzve të mirë shpesh iu ndodhin gjëra të tmerrshme. Dhe, njerëzve egoistë u ndodhin gjëra me të vërtetë të mrekullueshme.  

Parashikimi i fatit A ka mënyra që ta dimë se çfarë fati na pret në të ardhmen? Disa u drejtohen yjeve, të tjerët kartave, a magjistarëve të ndryshëm. Por, edhe nëse ndokush na parashikon fat të mirë, ndoshta kjo nuk është e dëshirueshme. Ndoshta për ne më së miri është që të vuajmë, meqë vuajtja është mekanizmi, i cili fillon ndryshimet në jetën tonë, për një përfundim të mirë edhe pse sot kjo mund të duket e pabesueshme. Ndoshta duhen dekada të tëra që të vihet në pah “e mira e së keqes”. Kush dëshiron ta përqafojë varfërinë dhe vetminë për disa dekada me radhë? Rrota e fatit është kartë e cila korrespondon me astrologjinë. Me mijëra vjet, astrologët kanë insistuar se shenja e horoskopit e përcakton fatin e njeriut. Kjo është diçka që dikujt i pëlqen, e dikush e urren.

Fati jashtë kontrollit tonë Ne nuk kemi kontrollin mbi gjithçka dhe ka momente në jetën tonë kur bëhet oportuniste ta themi këtë mesash me zë të lartë. Shtrohet pyetja: A është ajo që dua, me të vërtetë ajo që dua”? “A më është realizuar me të vërtetë ajo që kam kërkuar, e unë nuk e kam kuptuar”? “A ka me të vërtetë rëndësi ajo çka bëj unë”? Kur fati e merr në duart e tij jetën tonë, atëherë më së shumti rëndësi ka që të përshtatemi ndaj ndryshimeve. Ata që mbijetojnë janë ata që dinë më së miri të përshtaten. 

(Kosova Sot)