Një meteorit, që besohet të ketë ardhur nga Marsi, thuhet që përmban shenja të jashtëtokësorëve

  • 23 February 2017 - 23:43
Një meteorit, që besohet të ketë ardhur nga Marsi, thuhet që përmban shenja të jashtëtokësorëve

Mundësia e gjetjes së provave për ekzistencën e jashtëtokësorëve në meteorët e rënë nga planeti Mars ka qenë një gjë që ka ngjallur interesin e shkencëtarëve për dekada të tëra. Para 18 vjetësh, meteoriti i famshëm ‘ALH 84001’ dukej që përmbante ‘fosile’ të vogla, mirëpo ato ishin cilësuar si gjeologjike në origjinë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Tani shkencëtarët kanë ekzaminuar një meteorit tjetër të quajtur ‘Yamato 000593’ dhe kanë ardhur në përfundim që ai përmban tunele mikroskopike brenda gurëve, të cilët janë tregues të proceseve biologjike. ‘Nuk mund të përjashtojmë mundësinë që ky meteorit të jetë produkt i mekanizmave abiotikë, mirëpo ka shumë mundësi që ai të jetë krijuar nga aktivitetet biotike, për shkak të ngjashmërisë që kanë më shkëmbinjtë tokësorë.’ Ekspertët nga NASA pohojnë që ky meteorit është i pari i këtij lloji të cilin kanë arritur ta identifikojnë. 

(Kosova Sot)