Rrëfimi i frikshëm rreth “kanibalëve kryeshalqinj”

  • 23 July 2017 - 12:46
Rrëfimi i frikshëm rreth “kanibalëve kryeshalqinj”

Kryeshalqinjtë janë një grup kanibalësh të vegjël, me koka të mëdha, për të cilët thuhet se jetojnë në disa male në Miçigan. Sipas legjendës më të përhapur, kryeshalqinjtë ishin dikur fëmijë që vuanin nga hidrocefalusi, një sëmundje e cila shkakton rritjen e kokës, për shkak se vjen deri te grumbullimi i ujit të tepërt. Aty fëmijët iu ishin nënshtruar eksperimenteve të ndryshme, duke tentuar shërimin e tyre. Por, asgjë nuk pati sukses, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në vend se të shëroheshin, fëmijët u shndërruan në mutantë të retarduar. Kur u mbyll kjo qendër, fëmijët ose u liruan apo ikën në mal. Ata janë shumuar midis veti dhe çdo njeri që kalon andej, e konsiderojnë ushqim të preferuar. Edhe pse zyrtarisht kurrë nuk ka ekzistuar qendra për trajtimin e fëmijëve me hidrocefalus, kjo legjendë vazhdon që të jetojë edhe sot e kësaj dite.

(Kosova Sot)