Në Meksikë janë në shtim vrasjet satanike

  • 24 July 2017 - 09:17
Në Meksikë janë në shtim vrasjet satanike

Policia meksikane ka bërë me dije se një numër i vrasjeve të bëra kohët e fundit, mund të kenë qenë rezultat i vrasjeve rituale satanike, në të cilat viktima beson se do të rilind si vampir. Vrasja e një njeriu 24-vjeçar i ka bërë policët që të besonin se ai donte të ngrihej vampir.

Thuhet se Edwin Juarez Palma ishte ngufatur, rrahur dhe prerë me një shishe në një internet kafe në qytetin verior meksikan, Çiuaua. Ai i kishte duart e lidhura dhe besohet se vrasja e tij kishte për qëllim që ta shndërronte atë në vampir. Një ekzorcist i njohur thotë se këto vrasje kanë shënuar rritje kohët e fundit,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

At José Antonio Fortea thotë se këto veprimtari kanë lidhje të ngushta me satanizmin, me adhurimin e djallit. Tre meshkuj dhe një femër, që janë arrestuar për vrasjen e këtij të riu, të moshës 18-25 vjet, kanë pranuar se praktikojnë satanizmin dhe viktimën e kishin zgjedhur për rit të “inicimit”.

(Kosova Sot)