Gjithçka rreth syve të këqij

  • 13 August 2017 - 16:38
Gjithçka rreth syve të këqij

Pse në një të kaluar të afërt, por edhe sot, te populli ynë urimi më i madh ishte: “Syri i keq mos të paftë”.

Ka pasur dhe do të ketë njerëz, të cilët tentojnë që të ndikojnë te fati dhe te rrjedha e fuqive natyrore, me anë të fuqive sekrete, magjisë, bërjes së mrekullive, sehirit dhe pijeve magjike. Me magjinë e zezë udhëheqin xhindet e këqija dhe ajo konsiderohet si forma më e rëndë e sehirit, që ndikon negativisht në fatin e njeriut, e shkatërron shpirtin dhe trupin, shkatërron lumturinë martesore dhe familjare dhe sjell fatkeqësi të mëdha. Rrënjët e saj arrijnë deri te kulturat dhe fetë më të vjetra.

E keqja më e madhe

Nga krejt ajo që njeriu ia ka dalë ta shpikë dhe ta përdorë magjinë, ndikimin më të fortë e kanë sytë e këqij. Arsyeja qëndron te fakti se, disa burra dhe disa gra, por edhe disa zvarranikë dhe kafshë të tjera, kanë aftësinë që, me anë të shikimit, apo vetëm me praninë e tyre, t’u bëjnë keq njerëzve, kafshëve, pemëve, në fakt gjithçkaje të gjallë.

Sytë e këqij gjithmonë janë konsideruar të dëmshëm sidomos për fëmijët dhe femrat e reja, të cilat pritet të bëhen nëna, meqë rrezikonin vetë ekzistimin dhe mbijetesën e racës njerëzore. Krahas shikimit, ai që ka sy të këqij thotë edhe disa fjalë magjike, me qëllim të arritjes së dëmit sa më të madh.

Flet mirë, mendon keq

Nëse fjalët e thëna janë neveritëse, apo poshtëruese, atëherë ato, duke vepruar me shikimin, do t’i bëjnë keq personit që i drejtohen. Por, keq mund të bëjë edhe shikimi i njeriut, i cili derisa flet fjalë miradije, në vetvete i mohon ato fjalë, me çka prodhon veprimin e kundërt me atë që fjalët e tij në shikim të parë donin ta arrinin.

Me shekuj të tërë është besuar se ekzistojnë njerëz të cilët, me anë të shikimit të tyre, mund të shkaktojnë sëmundje, shkatërrim të pasurisë, apo edhe vdekje. Besimi te fuqia magjike e syve të këqij e kishte arritur kulminacionin gjatë shekullit XVII, gjatë kohës së inkuizicionit.

Si të identifikohet njeriu që ka sy të këqij?

Personi i tillë dallohet lehtë, meqë dallon nga njerëzit e tjerë. Dallimet kanë të bëjnë me: sytë e vëngër, me ngjyrën e ndryshme të syve, krahasuar me atë të njerëzve në ambientin ku jeton, ata njerëz shpesh janë mëngjarashë dhe dallohen për aftësinë që t’i zbusin me lehtësi kafshët e egra.

Sytë e këqij dhe shpirtrat e këqij

Zilia, xhelozia dhe sytë e këqij janë të lidhur ngushtë me njëra-tjetrën. Shpirtrat e këqij apo “sytë e këqij”, me shekuj janë konsideruar të njëjtë, meqë si në Lindje, po ashtu edhe në Perëndim, sytë e këqij përfaqësonin krijesën që kishe formë dhe personalitet të veçantë. Ndonjëherë ajo merr formën e kafshës, para së gjithash gjarprit helmues, akrepit, etj. Disa thonë se sytë e këqij janë në gjendje të shkaktojnë edhe tërmete të rrejshme, stuhi në det dhe erëra të forta, si dhe fenomene dhe fatkeqësi të tjera, të cilat prekin në mënyrë selektive caqet e caktuara.


(Kosova Sot)