Në Rusi gjendet një arkivol nazist - Planeti X - Kosova Sot
Nė Rusi gjendet njė arkivol nazist

Nė Rusi gjendet njė arkivol nazist

Në Rusi është gjetur një arkivol nazist, mbushur me kafka të qenieve të panjohura. Në Adigea, në republikën ruse në pjesën jugore, gjatë gërmimeve arkeologjike është gjetur arkivoli me Emblemën e Rajhut të Tretë,raporton Gazeta Kosova Sot

Këto mbetje në shpellë i kishte gjetur në ekip shkencëtarësh, të udhëhequr nga Vladimir Melikov, dy vjet më parë, por ky zbulim u bë më interesant, pasi u konstatua se, në arkivol, gjendet shenja e Ahnenerbes.

Bëhet fjalë për institutin nazist, të formuar nga Heinrich Himler 1935, i cili kishte për qëllim gjetjen e dëshmive rreth asaj që raca ariane dikur kishte sunduar në tërë botën. Por, rusët thonë se këto kafka nuk kanë lidhje me jashtëtokësorët dhe se, me gjasë, bëhet fjalë për kafka të deshve, të cilat kishin ndryshuar përgjatë kohës.

(Kosova Sot)

5 orë e 15 minuta më parë